LAJMI I FUNDIT:

Shoferi për pak sa nuk e filmoi vdekjen e vet (Video)

Shoferi për pak sa nuk e filmoi vdekjen e vet (Video)

Rruga ishte bllokuar shkaku i një aksidenti, ndërsa shoferi bënte fotografi dhe video për të kaluar kohën.

Për një moment ai dëgjoi një zhurmë të çuditshme nga pas, për çka u kthye prapa me kamerën e tij.

Pamjet që mund t’i shihni në videon e postuar më poshtë, shpërfaqin për një tragjedi të mundshme dhe me pasoja, por që fatmirësisht nuk ndodhi, transmeton Telegrafi..


Kamioni që kishte humbur drejtimin, vinte në drejtim të veturës ku qëndronte “xhiruesi” e që për pak sa nuk e preku.

Ngjarja ka ndodhur në një mëngjes në New Jersey, si pasojë e motit të ftohtë që ka ngrirë asfaltin e lagur. /Telegrafi/