LAJMI I FUNDIT:

Policët heronj: Shpëtojnë shoferin nga vetura në flakë! (Video)

Policët heronj: Shpëtojnë shoferin nga vetura në flakë! (Video)

Si heronj të vërtetë, dy policë kanë rrezikuar jetën e tyre për të nxjerrë të gjallë nga vetura që digjej një njeri që kishte ngecur brenda.

Joseph Trimboli dhe Eric Keyes kishin shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, posa ishin lajmëruar se një veturë që po digjej.

Policët nuk kishin çfarë t’i bënin flakëve që kishin përfshirë makinën, por u munduan të nxjerrin jashtë një njeri që kishte ngecur prapa timonit, derisa ngjarja regjistrohej nga kamera që kishin ne uniformë, transmeton Telegrafi.


Meqenëse dyert e veturës ishin bllokuar, ata thyen xhamin anësor dhe me shumë mund arritën ta nxjerrin jashtë, duke injoruar flakët që shtoheshin dhe ndonjë eksplodim të mundshëm.

Për punën e kryer, Trimboli dhe Keyes kanë marrë “Dekoratën e Meritës”, nga kryetari i qytetit Destin në Floridë. /Telegrafi/