LAJMI I FUNDIT:

Tanku përfundoi në oborrin e një shtëpie private

Tanku përfundoi në oborrin e një shtëpie private

Mjaftoi një gabim teknik në shiritin e tankut, që e vuri në lëvizje makinën ushtarake.

Prej shkollës së Armatës britanike, në qytetin Paderborn të Gjermanisë, tanku ka lëvizur derisa është ndeshur me murin e një shtëpie.

Çifti i moshuar Ulrich dhe Magdalene Tilsner, kanë dëgjuar një zhurmë të madhe. Pasi hapën perdet, ata panë një tank, transmeton Telegrafi.


Gazeta Neue Westfalistche raporton se përpos dëmeve materiale në shtëpi, tanku nuk ka shkaktuar ndonjë dëm tjetër.

Shkolla e Armatës Britanike, që ndodhet në këtë qytet që nga Lufta e Dytë Botërore, zhvillon ushtrime të përbashkëta me Armatën e Gjermanisë. /Telegrafi/