LAJMI I FUNDIT:

Regera, supervetura me 1.800 KF

Regera, supervetura me 1.800 KF

Kompania Koenigsegg ka shpalosur zyrtarisht superveturën Regera, para hapjes zyrtare të ‘Geneva Motor Show’, duke treguar të gjitha detajet e modelit të ri.

Kompania suedeze ka treguar se emri Regera rrjedh nga fjala suedeze “reign”, që ka kuptimin e një makine që ofron kombinimin e fuqisë dhe luksit, transmeton koha.net.

Koenigsegg Regera ka motor 5.0 litër V8 me tre motorë elektrikë duke mundësuar fuqinë prej më shumë se 1.500 KF. Motori kryesor ka më shumë se 1.100 KF, ndërsa tre motorët elektrikë ofrojnë afër 700 duke e çuar fuqinë e kësaj makine në afër 1.800 KF.


Sistemi i veturës është i krijuar nga vet kompania, Koenigsegg Direct Drive. Sipas testimeve të para, supervetura suedeze arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për vetëm 2.8 sekonda, ndërsa nga 0 në 400 km/h arrin për vetëm 20 sekonda.

Shpejtësia maksimale që Regera mund të arrijë është 410 km/h. /Telegrafi/