LAJMI I FUNDIT:

Motoçiklisti që ngatërroi korsinë, u përplas keq në një veturë (Video)

Motoçiklisti që ngatërroi korsinë, u përplas keq në një veturë (Video)

Kamera e vendosur në veturë, ka regjistruar momentin kur motoçiklisti bëri hedhje në ajër, si pasojë e përplasjes me një veturë.

Chen Chao, që po dilte nga ura, në vend së të vazhdonte rrugën drejt, kaloi disa ndalesa dhe doli në korsi tjetër, duke u ndeshur me një Mercedes.

Burri 62-vjeçar që nuk arriti të frenonte para veturës, është dërguar në spitalin më të afërt në Taipei City të Tajvanit, transmeton Telegrafi.


Derisa rrotullimi i burrit në moshë po bën xhiro në internet, ai po trajtohet për gjakderdhje të brendshme, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/