LAJMI I FUNDIT:

Jaguar lanson modelin e ri XF duke e vozitur në kabllo çeliku mbi lumë (Video)

Jaguar lanson modelin e ri XF duke e vozitur në kabllo çeliku mbi lumë (Video)

Për herë të parë në histori, një veturë ka kaluar mbi lumin Temzë mbi kabllo çeliku.

Kompania britanike ka zgjedhur zemrën e distriktit biznesor, si një mënyrë të veçantë për të prezantuar modelin e XF.

Vetura ngjyrë gri ka lëvizur nga njëri breg i lumit në Londër deri tek tjetri, në kabllo të trashë vetëm 34 milimetra, transmeton Telegrafi.


Mbi kabllot e tendosura, veturën e ka vozitur Jim Dowdell, i njohur për skena të ndryshme tek filmat Bond dhe Indiana Jones. /Telegrafi/