LAJMI I FUNDIT:

I kaloi 400 kilometra, me qenin poshtë veturës (Foto)

I kaloi 400 kilometra, me qenin poshtë veturës (Foto)

Ky qen ishte me shumë fat: ai i shpëtoi mrekullisht ngordhjes, kur vetura e goditi dhe e “përpiu” përfundi.

zhang2

“Po vozisja me mjaft shpejtësi kur e godita qenin. Mendova që ka ngordhur apo iku diku, sepse nuk e pashë më”, ka thënë shoferi i njohur si Zhang, për incidentin që ndodhi në Fenghuang të provincës Hunan në Kinë. Ai nuk e ka marrë mundin të dalë nga vetura për të parë qenin endacak nëse është mirë.


zhang3

Disa kilometra më vonë, ai ka dëgjuar një lehje të fortë qeni, që vinte poshtë veturës, transmeton Telegrafi.

Më pas ai ka dërguar atë deri tek veterineri më i afërt, pasi 400 kilometra i kaloi në pozicionin që e shihni në foto.

zhang4

Sidoqoftë, që ky tregim ka një fund të lumtur: ai është i shëndoshë dhe tash po banon me Zhangun. /Telegrafi/