LAJMI I FUNDIT:

Brabus ‘Coupe’ me 850 KF (Foto)

Brabus ‘Coupe’ me 850 KF (Foto)

Në panairin e fundit të automjeteve në Gjenevë, kompania Brabus ndër të tjera, ka treguar edhe modelin 850 Coupe (bazuar në Mercedes S 63 4MATIC Coupe) të përshkruar si Coupe më i shpejtë në botë me tërheqje 4×4.

Në ndërkohë, Brabus ka prezantuar edhe një model, kësaj radhe me rrota të tjera (tani rrota Monoblock të bronzta), më pak agresive, me eksterier e enterier në kombinim me ngjyrë tjetër.

Vetura është e pajisur me motorin tetëcilindërsh ‘bi-turbo’ 6.0-litër me kapacitet prej 850 kuaj fuqi, transmeton Koha.net.


Kjo mjafton për përshpejtimin nga 0 deri në 100 km/h për 3.5 sekonda, ndërsa shpejtësinë 200 km/h e arrin për 9.4 sekonda. Shpejtësia maksimale e tij është e kufizuar në 350 km/h.

Pos fuqisë së motorit, në pako janë edhe Aero Body Kit i bërë nga fibrat e karbonit (mbrojtësi i përparmë, difuzer i pasmë, spoileri mbi bagazh, retrovizorët), maska me etiketën “Brabus”, amortizatorët e modifikuar (vetura është më e ulët për 15mm), tubat sportivë të shkarkimit, frerët më të fuqishëm dhe enterier më të zbukuruar.

br1 br2 br3 br4