LAJMI I FUNDIT:

“Çmendet” makina që vetëvozitet (Video)

“Çmendet” makina që vetëvozitet (Video)

Makinat e së ardhmes që voziten vet, duket se sot janë të mira vetëm në teori, por jo edhe në praktikë.

Në videon e postuar më poshtë, shihet një makinë që zakonisht shfrytëzohet në terrene golfi. Kjo veturë bën papritmas xhiro të pakontrolluara.

Për një moment, duket që makina e “pushtuar nga djalli” po ndalon, por rrotullimet vazhdojnë edhe më tej, transmeton Telegrafi.


Polici që i rri afër bën përpjekje të shumta t’ia ulë shpejtësinë, por është një tjetër që futet brenda dhe e ndal.

Të gjithë të pranishmit në parkun e Universitetit Loyola në Chicago fillojnë të duartrokasin, për policët “heronj” që e ndalën makinën e pabindur! /Telegrafi/