LAJMI I FUNDIT:

Skandaloze: Fëmija tetëvjeçar vozit veturën në rrugë të hapur (Video)

Skandaloze: Fëmija tetëvjeçar vozit veturën në rrugë të hapur (Video)

Në kohën kur trafiku është shumë i ngjeshur, një fëmijë rreth tetëvjeçar është parë duke drejtuar veturë.

Skena bizare, është parë në një rrugë në Phoenix të Shteteve të Bashkuara.

“Mund të vrisni dikë”, dëgjohet duke thënë njeriu që e regjistroi videon, për ta postuar më pas në YouTube, transmeton Telegrafi.


Me të përfunduar videoja, fëmija shihet duke ndërruar ulësen me një të rritur i cili mbase ka leje për vozitje. /Telegrafi/