LAJMI I FUNDIT:

“Anija kozmike e Ferrarit” (Foto)

“Anija kozmike e Ferrarit” (Foto)

Ferrari ka gati 80 vjet histori që merret me dizajnim dhe krijim të disa prej veturave më të avancuara në treg, si në estetikë ashtu edhe në funksion.

Si i tillë, ka logjikë që kompania italiane të jetë duke shikuar kah e ardhmja, tani që shefi i dizajnit në kompani ka dizajnuar mjetin e parë për fluturime në hapësirë.

Flavio Manzoni ka qenë fans i filmave fantastiko-shkencor që kur ka qenë i vogël, prandaj edhe nisi skicimin e asaj që po quhet “anija kozmike e Ferrarit”.


“Në fillim ishte vetëm një skicë, apo më mirë të themi, një sërë skicash”, ka thënë Manzoni për FormTrends, transmeton Koha.net.

Për këto skica, ai kishte gjetur inspirimin nga pasioni i tij për fanta-shkencën sa ishte fëmijë, në veçanti nga filmat ikonikë, sikurse “A Space Odyssey”, seritë televizive “UFO” dhe “Space” (1999), si dhe stripin komik “Flash Gordon”.

“Mundohesha të imagjinoja diçka që mund të fluturojë në të ardhmen, pasi që dita-ditës do të ketë më pak hapësirë manovrimi në tokë. Dhe kështu u fokusova në krijimin e një anijeje të vogël fluturuese, më ndryshe nga ajo që e ëndërroja si fëmijë”, ka thënë Manzoni.

Pasi e skicoi idenë, ai e dërgoi atë te dizajneri francez, Guillaume Vasseur, i cili modelin e tij e ktheu në 3D. Guglielmo ‘Billy’ Galliano më pas e mori modelin 3D të Vasseur dhe e suvatoi atë, duke ofruar imazhe realiste të ëndrrës së Manzonit për anijen fluturuese të Ferrarit.

ferr1 ferr2 ferr3