Pjesëmarrja e ekspeditës së Federatës së Auto Sportit të Kosovës në garën që u zhvillua në Zagreb ka kaluar në mënyrë fantastike. Që nga arritja në kryeqytetin kroat e deri në përfundim të garës është treguar nivel i lartë i bashkëpunimit me mikpritësit, pastaj disiplina dhe angazhimi maksimal i garuesve tanë kanë bërë që nikoqirët të befasohen me mysafirët nga Kosova.
Ismail Smani, Bardhyl Canolli, Valdet Krasniqi, Përparim Dushi, Naim Dashaj, Besfort Bunjaku dhe Liridon Kalenderi (ky i fundit në kategorinë karting) dëshmuan para kolegëve të tyre kroatë se janë garues tejet cilësorë dhe se, me sukses mund të ballafaqohen me rivalët nga vendet tjera.
Edhe më e rëndësishme se paraqitja në garë ishte bashkëpunimi i jashtëzakonshëm dhe gatishmëria e mikpritësve për të na ndihmuar në çdo aspekt të mundshëm. Presidenti i FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) Zrinko Gregurek pati takime tejet miqësore me presidentin e Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepin, me të cilin janë dakorduar që edhe në të ardhmen të bashkëpunohet, madje në nivel edhe më të lartë.
Zrinko së bashku me një delegacion prej pesë anëtarësh së shpejti do të jetë mysafir i FASK-së me ç’rast do të ketë edhe seminare të rëndësishme për zyrtarët e Federatës sonë. Po ashtu edhe anëtarët tjerë të FASK-së kanë bashkëpunuar ngushtë me homologët e tyre kroatë, nga të cilët kanë fituar përvojë të rëndësishme.
Ajo që binte në sy gjatë gjithë garës ishte fakti që për çdo paraqitje të garuesve tanë, spikeri zyrtar theksonte se në shteg është njëri prej mysafirëve nga Republika e Kosovës, ndërsa të pranishmit e përcillnin me duartrokitje të vazhdueshme.
Si rezultat i këtij aktiviteti, i cili nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua shumë pozitivisht, kroatët menjëherë e shprehën gatishmërinë që garuesit tanë të marrin pjesë edhe në gara të tjera, ndërsa po u deklaruan të gatshëm që edhe ata të vijnë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si u krijua logoja e Mercedesit?

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Audi do të fokusohet tek luksi - çmimet do të rriten ndjeshëm

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina
Bentley nxori në shitje një model të ri të "biçikletave" që shndërrohet në gjashtë forma të ndryshme
Franca mund ta subvencionojë me miliarda euro fabrikën e baterive Prologium

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës