LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari, pronar i automobilit të Marilyn Monroes

Shqiptari, pronar i automobilit të Marilyn Monroes

Jeton në kantonin e Tessinës dhe kishte fat që kishte pasur një shok ushtrie, babai i të cilit në një udhëtim në Los Angeles e kishte blerë këtë automobil, pa e ditur se kush ka qenë pronarja e parë e tij. Automobilin e blerë, ai e sjell në Zvicër.

Së voni plaku vdes dhe automobilin e blen Hysni Jupa. Natyrisht, e blen krejt të pluhurosur dhe jashtë çdo funksioni.

Kur Hysniu i rreket punës për ta vënë në funksion automobilin, ngelet keq për disa pjesë, shkruan gazeta zvicerane Blick. Telefonon tek prodhuesi MG në Britani dhe sapo ky e jep nr. e prodhimit, në MG e kuptojnë se fjala është për automobilin e Marilyn Monroes, transmeton albinfo.ch.


Ata ia japin këtë lajm Hysniut dhe i ofrojnë blerjen. Natyrisht, Hysniu refuzon dhe ai sot është pronar i një automobili kaq të famshëm, të cilin do ta prezantojë këtë javë në festivalin e filimit në Locarno.