Gazeta gjermane, për “Muajt Schatzi”: Kur kosovarët vijnë në vendlindje, me vetura të shtrenjta (Video)
Muajt korrik e gusht, e kanë një emër të veçantë. Gazetarja gjermane Silke Muhlerr thotë se quhen ‘muajt Schatzi’, duke iu referuar periudhës kur vendi pret kosovarët që jetojnë në shtetet si Gjermania, Zvicra e Austria.
Ata zakonisht vijnë me vetura të shtrenjta, që sipas gazetares Muhlerr, admirohen nga kosovarët e varfër.
Pa ndihmat financiare të kosovarëve që punojnë në Perëndim, vështirë se do të mbijetohet, thuhet më tej, derisa përmenden fakte se si gati çdo i dyti është i papunë, me 70 për qind të të rinjve pjesë e kësaj kategorie, transmeton koha.net.
Korrupsioni mbetet një pengesë për investitorët, derisa Qeveria në Prishtinë pak po bën për të ndryshuar gjendjen, duke theksuar nevojën për reforma urgjente.
“Njerëzit janë të zhgënjyer me këtë rrugë qorre. Ata thjeshtë nuk shohin më perspektivë dhe i mbledhin plaçkat për të ikur”, thotë për gazetën gjermane Eroll Bilibani, drejtori i Dokufestit.
Mbi dy miliardë euro ndihmë për zhvillim janë dhënë nga BE-ja, në ndërtimin e shkollave, shtëpive e rrugëve e edhe 650 milionë të tjera do të ndahen deri më 2020, por nuk kanë ndryshuar shumë gjendjen.
Në këtë reportazh të botuar në të përditshmen gjermane “Die Welt”, flitet për arsyet që qojnë deri tek migrimi, e që në Gjermani vetëm nga janari i këtij viti, 31,400 kosovarë kanë kërkuar azil.
Megjithëse kthimi i tyre në Kosovë është gati 100 për qind i sigurt, pasi që konsiderohet si një shtet i sigurt krahasuar me Sirinë, prej nga Gjermania gjithashtu është përballur me një fluks emigrantësh.
E, për kthimin e azilkërkuesve kosovarë, ka folur edhe kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Volker Kauder, po ashtu për “Die Welt”.
Kauder, një prej njerëzve më të besueshëm të kancelares Merkel, ka kërkuar që procedurat për kthimin e migrantëve pa gjasa për të marrë azil, procedurat e kthimit të mos zgjasin më shumë se një muaj.
Duke iu referuar kërkesave për rregullimin me ligj për plotësimin e kërkesave të tregut të punës, Kauder ka thënë se fillimisht duhet të përkujdesen për fuqinë punëtore të tyre.
”Nuk mund të sillemi sikur një klub i madh futbolli, që nuk llogarit në talentët e saj pasi që preferon të blejë talent nga jashtë, ” citohet të ketë thënë Kauder.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDel në shtije Ferrari i Trumpit - ka vetëm 15 mijë kilometra të kaluara
Rritet numri i shitjeve të veturave të reja në BE
Cummins ka një mbushës të ri - ekskluzivisht për motorët me hidrogjen
Britanikët po hetojnë nëse dritat LED në automjete janë të rrezikshme për drejtuesit e tjerë
Pse shitjet e automjeteve elektrike “mund të shkojnë në qiell” gjatë vitit 2025?
Trump kërcënon Putinin me 'taksa, tarifa dhe sanksione' nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar