LAJMI I FUNDIT:

Ia gërvishti veturën e 120 mijë eurove – i bëri dëm prej 11 mijë eurove (Video)

Ia gërvishti veturën e 120 mijë eurove – i bëri dëm prej 11 mijë eurove (Video)

Një burrë me veshje sportive, që shtynte një karrocë fëmijësh, e ka nxjerrë çelësin dhe e ka gërvishtur një veturë të parkuar në qendër të Londrës.

Shoferi i Aston Martin V8 Vintage, e kishte lënë kamerën duke regjistruar, kur kishte shkuar për të blerë disa gjëra ushqimore, transmeton Telegrafi.

Veturës që kushton rreth 120 mijë euro, gërvishtja i ka shkaktuar dëm që llogaritet të jetë rreth 11 mijë euro.


Pronari i veturës ka thënë se nuk e njeh këtë njeri, që ia shkaktoi dëm të qëllimshëm. /Telegrafi/