LAJMI I FUNDIT:

Modele të modifikuara të BMW-së (Foto)

Modele të modifikuara të BMW-së (Foto)

Këto ditë vëmendjen e fansave të veturave të BMW-së e kanë tërhequr edhe dy modele interesante, M4 Coupe.

Për modifikimin e njërit model është përkujdesur kompania TAG Motorsports, ndërsa modeli tjetër vjen nga salloni BMW Abu Dhabi.

Modeli BMW M4 Coupe, për të cilin është përkujdesur TAG Motorsports, tani është në ngjyrë Mineral Gray, me një set të rrotave Vossen në ngjyrë të zezë mat (Vossen Forged VPS-308), transmeton Koha.net, disqet e frenave me ngjyrë të kuqe, maskën e përparme të zezë, si dhe posedon motorin serik 3.0-litër me gjashtë cilindra dhe me kapacitet prej 431 kuajfuqi.


Në anën tjetër, BMW Abu Dhabi është duke ekspozuar modelin BMW M4 Coupe, eksterieri i të cilit është me ngjyrë Silverstone, ndërsa enterieri prej lëkure me ngjyrë të kuqe.

Po ashtu posedon timonin BMW M Performance të bërë nga fibra të karbonit, maskën e përparme të zezë, spoilerin e pasmë AC Schnitzer, spoilerin e përparmë, set pragjesh, difuzer të pasmë, si dhe sistemin e shkarkimit Akrapovic EVO.

bm1 bm2 bm3 bm4 bm5 bm6