LAJMI I FUNDIT:

Nuk është barsoletë: Në Kosovë, “Golfi” vozit në kah të kundërt në autostradë

Nuk është barsoletë: Në Kosovë, “Golfi” vozit në kah të kundërt në autostradë

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur të dielën, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Një lexues i Ekonomia Online ka dërguar një video të bërë me telefonin e tij, ku shihet një veturë “Golf 4” që ecën me shpejtësi të madhe në kahun e majtë të autostradës, në drejtim të Prishtinës.

Videoja është bërë të dielën rreth orës 14:30, në afërsi të Prizrenit.


Fatmirësisht, dje nuk është njoftuar për ndonjë rast aksidenti të ketë ndodhur në këtë autostradë. Sidoqoftë, i mbetet Policisë të gjejë vozitësin që rrezikoi jetën e pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Është e njohur barsoleta për një vozitës që kishte hyrë në krah të kundërt në autostradë. Ai po e dëgjonte spikeren në radio që ua tërhiqte vërejtjen të gjithë vozitësve të tjerë të kenë kujdes pasi “një i çmendur po voziste me shpejtësi në drejtim të kundërt”. Vozitësi e merr në telefon spikeren dhe i thotë: “Këtu nuk është vetëm një i çmendur, por janë me qindra”!

Por, ky rast në Kosovë nuk është barsoletë.