Përkundër fushatave me qëllim të vetëdijesimit të shoferëve gjatë vozitjes dhe parandalimit e aksidenteve, numri i aksidenteve në komunikacion ka shënuar rritje.
Përdorimi i telefonave gjatë vozitjes po rrezikon jetën e qytetarëve. Vetëm brenda këtij viti në Kosovë janë shënuar 60 aksidente në komunikacion, ndërsa janë shqiptuar 207,913 gjoba, ku një përqindje e këtyre gjobave është dhënë për shoferët të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes.
Njohës të sigurisë rrugore dërgojnë mesazh për shoferët me moton: “Hap sytë në rrugë, mos hap telefonin”!
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, thekson se numri i aksidenteve është shqetësues. Ai shton se Ligji për Siguri në Komunikacionin Rrugor ua ndalon shoferëve përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.
Ndërsa, ligjëruesi i lëndës së Drejtës në Komunikacion në Kolegjin “Tempulli”, Muhamed Krasniqi, mendon se përdorimi i telefonit gjatë ngasjes është faktor në shkaktimin e aksidenteve në komunikacion.
Përdorim i i telefonit gjatë vozitjes përveç që e rrezikon jetën e shoferit, sipas aktorit Fatmir Spahiu, rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Ai tha se edhe vet e përdor telefonin, por që këtë veprim mundohet të mos e bëjë herë tjetër.
Hoxha, nga Policia e Kosovës, ka treguar se për tetë muaj të këtij viti, Policia ka shqiptuar shumë gjoba për përdoruesit e telefonit gjatë vozitjes.
“Policia e Kosovës, kudo që has këto kundërvajtje, ndërmerr masa të nevojshme ligjore, përfshirë shqiptimin e gjobave të parapara sipas ligjit”, tha Hoxha.
Edhe taksisti nga Prishtina, Skënder Maloku, thekson se përdorimi i telefonit është një nga shkaktarët kryesor të aksidenteve në rrugë. Prandaj, ai nuk e përdor gjatë vozitjes.
“Celulari gjatë vozitjes nuk përdoret, thotë ai.
Në periudhën kohore janar-shtator 2014, në Kosovë janë shkaktuar 12.300 aksidente trafiku. Nga këto aksidente, si shkaktar përdorimi i celularëve gjatë ngasjes, 99 persona kanë humbur jetën – nga ta 43 shoferë, 29 pasagjerë, 27 këmbësorë, kurse 7.308 persona janë lënduar. /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër Volkswagen feston 50-vjetorin e ‘lindjes’
BMW X8 po vjen!
Stellantis dhe Saft zbulojnë një bateri më efikase dhe më të lirë
Mitsubishi publikon imazh 'ngacmues' të modelit të ri elektrik
Versioni i3 i ardhshëm do të duket më shumë si një BMW 'i vërtetë'
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025