LAJMI I FUNDIT:

Për të mos besuar: Supervetura që do të arrijë shpejtësi prej 1.600 km/h

Për të mos besuar: Supervetura që do të arrijë shpejtësi prej 1.600 km/h

Ekipi britanik prapa veturës supersonike Bloodhound ka vendosur që të thyejë rekordin e shpejtësisë prej 1.200 kilometrave në orë, me veturën që pretendohet se do arrijë shpejtësi prej 1.600 km/h.

Ekipi i Bloodhound përbëhet nga ekspertë të Formula 1 dhe të aerodinamikës, thuhet në prezantimin zyrtarë të veturës supersonike që ka hiç më pak se 133.151 kuajfuqi, transmeton koha.net. Tërë kjo fuqi sigurohet nga motori i Rolls-Royce EJ200, raketës Nammo dhe nga motori i Jaguar V8.

Ekipi ka thënë se vetura supersonike mund të arrijë shpejtësinë 1.600 km/h për 55 sekonda, që i bie të kalojë 1.2 kilometra për 3.6 sekonda – por qëllimi i tyre është thyerja e shpejtësisë prej 1.000 km/h që e kishte vendosur Andy Green në vitin 1997.

Ky rekord, sipas ekipit, pritet të thyhet vitin e ardhshëm në shtratin e tharë të liqenit Hakseen Pan në Afrikën e Jugut.