LAJMI I FUNDIT:

Shefi i Volkswagenit në Amerikë dinte për skandalin që nga viti i kaluar

Shefi i Volkswagenit në Amerikë dinte për skandalin që nga viti i kaluar

Shefi i kompanisë së Volkswagenit në Amerikë, Michael Horn, ka zbuluar se ai ishte i vetëdijshëm në vitin e kaluar për mashtrimet e kompanisë.

Këto komente Horn i bëri gjatë dëshmisë së tij që duhej ta bënte para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, i cili është duke hetuar skandalin e Volkswagenit, transmeton Koha.net shkrimin e BBC.

“Isha informuar se rregulloret e EPA-s (agjencia për mbrojtjen e mjedisit) përfshinin dënime të ndryshme për mospajtueshmëri me standardet e shkarkimeve dhe se agjencia mund të kryejë disa teste inxhinierike, përmes së cilave mund të përfshiheshin edhe pajisjet e prekura tashmë nga skandali. Gjithashtu kisha mësuar se inxhinierët e kompanisë do të bashkëpunonin me agjencinë për të rregulluar këtë çështje”, është shprehur Horn.


Skandali nuk ishte konfirmuar deri më 3 shtator të këtij viti.