LAJMI I FUNDIT:

Në panairin e Gjenevës do të prezantohet Bugatti Chiron

Në panairin e Gjenevës do të prezantohet Bugatti Chiron

Modeli Veyron i Bugattit , i cili ishte lansuar në fillim të këtij viti, tani do të ketë edhe një pasardhës i cili quhet Bugatti Chiron.

Chiron do të prezantohet para publikut në marsin e vitit të ardhshëm në Geneva Motor Show, kurse tani është paraqitur në formën e prototipit, shkruan Motorauthority, transmeton Koha.net.

Ndërsa për t’i prezantuar modelet e saj të reja Bugatti në muajin e ardhshëm do të hap disa lokacione të ndryshme, për shkak të interesimit të madh për modelet e reja. Ndërsa tani posedon rreth 27 lokacione në 13 vende të botës.


Bugatti Chiron pritet të ketë 1500 kuaj fuqi, që do i lejojë pasardhësit të Veyronit të arrijë një shpejtësi nga 0-100 km/h, për vetëm 2.3 sekonda, që është më shpejt për 0.2 sekonda se modeli Veyron Super Sport.