LAJMI I FUNDIT:

Lansohet ‘teaser-i’ i koncept veturës hibrid Toyota GR Prius

Lansohet ‘teaser-i’ i koncept veturës hibrid Toyota GR Prius

Vetura e parë hibride Toyota Prius duket se do të jetë në linjë për një ndryshim të performancës së lartë të Gazoo Racing – të paktën në formën e konceptit.

Toyota ka lansuar një “teaser” të një koncept veture të re e cila do të prezantohet mes 6 dhe 11 qershorit në garën e qëndrueshmërisë Le Mans 24 Hours, veturë e cila thuhet se “do të pajiset me teknologjitë të cilat janë zhvilluar nëpërmjet një numri të sfidave në pjesëmarrjet e garave të veturave”.


Gjigandi japonez i veturave nuk i ka vendosur një emër veturës së shfaqur në foton “teaser”, megjithatë duket se bazohet në përsëritjen më të fundit të Prius-it – emërtim që udhëhoqi Toyota-n në nxjerrjen e teknologjisë hibride dy dekada më parë, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Toyota GR Prius performance hybrid concept teased

Përderisa tani dihet disa detaje rreth kësaj koncept veture, parakolpi i poshtëm i përparmë, grilat e mëdha të ajrit dhe dritat e spikatura të mjegullës sugjerojnë që vetura Prius në fjalë është në linjë për një përmirësim të madh vizual mbi modelin standard.

Është e paqartë se çfarë motori do të fuqizojë konceptin Toyota Prius të markës Gazoo Racing. /Telegrafi/