LAJMI I FUNDIT:

Modelet e Audi me 605 KF, çmimet (Foto)

Modelet e Audi me 605 KF, çmimet (Foto)

Modelet e reja të Audi për vitin 2016, Audi RS 6 Avant Performance dhe Audi RS 7 Sportback Performance, ofrojnë më shumë fuqi sesa më parë.

Këto dy modele posedojnë motorin 4.0-litër TFSI me kapacitet prej 605 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijnë për vetëm 3,7 sekonda, për 0,2 sekonda më shpejt sesa modelet standard RS, transmeton Koha.net. Ndërsa për shpejtësinë prej 0 deri në 200 km/h e arrijnë për 12,1 sekonda, 1,4 sekonda më ngadalë sesa modelet standarde RS. Me paketën dinamike opsionale, shpejtësinë maksimale mund ta rrisin nga 250 në 280 dhe 305 km/h.

Gjithashtu posedojnë marshin Tiptronic me tetë shpejtësi, marsh i cili është i dizajnuar për sportin ekstrem të vozitjes.


Të dy këto modele të reja RS posedojnë rrotat standarde ekskluzive prej alumini me diametër prej 21-inç dhe me goma 285/30 për RS 6 Avant Performance dhe 275/30 për RS 7 Sportback Performance.

Sa i përket çmimit, Audi RS 6 Avant Performance kushton rreth 117 mijë euro në Gjermani, ndërsa Audi RS 7 Sportback Performance rreth 121.700 euro.

Të dy këto modele të reja tashmë janë në dispozicion për shitje nëpër sallone.

a1 a2