LAJMI I FUNDIT:

BMW Seria 5, me premierë në Paris

BMW Seria 5, me premierë në Paris

BMW Seria 5 e re është në fazën finale të konstruktimit dhe raportohet se do të lansohet gjatë panairit Paris Motor Show 2016.

Sipas “Autocar”, kompania bavareze do të lansojë modelet e reja që do të dalin në treg në fillim të vitit 2017.

Modelet e reja do të jenë me dizajn të inspiruar nga Seria 7, dhe do të jenë më të lehta se paraardhësit.


Edhe pse akoma nuk është konfirmuar asgjë, pritet që modeli të ketë motor 1.5-litërsh me tre cilindra. Modeli më i veçantë i gjeneratës së re do të jetë ai me motor 3.0-litër dizel me 408 kuajfuqi.

Tradicionalisht, modeli më i fuqishëm do të jetë M5, me motor 4.4-litërsh dhe 626 kuajfuqi.