LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë importohen veturat old-timer me çmim deri në 300 mijë euro (Video)

Në Kosovë importohen veturat old-timer me çmim deri në 300 mijë euro (Video)

Kosovarët po i duan shumë veturat e vjetra, apo siç njihen ndryshe si old-timer. Me heqjen e kufizimit të vjetërsisë së importit, brenda këtij viti janë importuar shumë të tilla.

Një model sikur modeli Porsche, prodhim i vitit 1958, Mercedes i vitit 1961, apo Peugeot e vitit 1970 janë vetëm disa prej veturave të vjetra, të cilat do të mund t’i hasni nëpër rrugët e Kosovës, raporton KTV.

Janë një numër prej mbi 20 old-timer që janë importuar gjatë këtij viti në vendin tonë. Ka të tilla që kanë vlerën nga 13 mijë deri në mbi 300 mijë – një model Ford i importuar për Ambasadën Amerikane në Prishtinë.


Këto vetura të vjetra dhe të shtrenjta nisën të vijnë gjatë këtij viti, pas vendimit të qeverisë për të lejuar importin e veturave më të vjetra se 13 vjet, nga të cilat buxheti ka përfituar 2.6 milionë euro.

Sipas të dhënave, importi edhe i veturave që janë deri në 13 vjet të vjetra ka pasur rritje, njëjtë sikur edhe i veturave të reja, por në numër shumë më të vogël se veturat e vjetra.

Vendimi i marrë nga qeveria nuk u prit mirë nga mbrojtësit e ambientit, të cilët kanë kërkuar vazhdimisht të krijohen mënyra për të mbështetur importimin e veturave të reja, pasi që të vjetrat edhe po e ndotin më shumë ambientin, por edhe kanë rreziqe në komunikacion.

Vjetërsia e veturave të importuara është shfrytëzuar nga qeveria gjithmonë për të mbushur më lehtë buxhetin me para. Në fillim u lejua importi i veturave deri në 8 vjet të vjetra, por me rritjen e kërkesave në buxhet u rrit edhe vjetërsia në 13 vjet, për t’u hequr kufizimi më pas, transmeton Koha.net.

Në doganë, importi i veturave është në mesin e tri importeve kryesore.

Ka shumë vjet që qeveria e ka formuar fondin për mbrojtje të ambientit, për të cilin paguajnë vozitësit sa herë që i regjistrojnë automjetet, por se të gjitha paratë shkojnë në buxhet dhe barten në destinime të tjera.

Në trend Auto

Më shumë

"Një situatë shumë serioze": Volkswagen mund të mbyllë fabrikat në Gjermani për herë të parë në histori

Auto
Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Si e shpëtuan punëtorët italianë Volkswagen-in?

Auto
Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Aston Martin prezanton veturën më të shpejtë serike të prodhuar ndonjëherë

Auto
Peugeot 205 GTi i vitit 1989 i Rowan Atkinson do të dalë në ankand – dhe pritet të arrijë një çmim “marramendës”

Peugeot 205 GTi i vitit 1989 i Rowan Atkinson do të dalë në ankand – dhe pritet të arrijë një çmim “marramendës”

Auto
Një tjetër SUV premium, ky është Smart më i madh deri tani

Një tjetër SUV premium, ky është Smart më i madh deri tani

Auto
Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Frena revolucionare të veturave - nuk ka më hidraulikë dhe vajra

Auto
Kalo në kategori