“Gjithçka 1 euro” janë slogane që tërheqin konsumatorin shqiptar dhe ajo që më bëri përshtypje ditëve të fundit ishte koleksioni i një vogëlushi të mikut tim me lodra “alla kineze”.
Fëmijët në Kosovë janë të vërshuar nga ky mall i rrezikut të lartë, por deri tani nuk po bëhen përpjekje sado pak për të shtruar debate se çfarë duhet bërë për t`u evituar rreziku i pushtimit nga lodrat me “viruse”.
Deri tani nuk u bë ndonjë përpjekje simbolike për të ngritur debatin mbi këtë çështje, sado pak për t`i sqaruar qytetarëve se cilat janë rreziqet që kanosen nga këto produkte kineze, duke përfshirë lodrat, gotat plastike dhe të materialeve tjera, por edhe shumë produkte që në vendet e BE-së i kanë dyert e mbyllura.
Bashkimi Evropian ka përcaktuar direktivat dhe rregulloret për të bllokuar këto prodhime që kanë shkallë të lartë të rrezikshmërisë, për shkak të përmbajtjes së kimikaleve të dëmshme, metaleve fatale, benzenë, toulen, fenol, etj. BE ka paralajmëruar rrezikun duke bërë të ditur se këto produkte shkaktojnë alergji, probleme në frymëmarrje dhe çrregullime hormonale tek fëmijët.
Fushata alarmuese dhe senzibilizuese patjetër duhet të ndiqet edhe nga autoritetet dhe institucionet shtetërore dhe ato profesionale, pasi që qindra fëmijëve në Kosovë për çdo ditë u rrezikohet jeta e tyre. Pasojat do të jenë të rënda në të ardhmen. Fushata të tilla kanë rezultuar me sukses në disa vende të BE-së, por edhe ato me statusin e kandidatit, si në Kroaci, ku në shumë raste u realizuan operacione masive për të shmangur nga tregjet produktet e tilla me shkallë të lartë të rrezikshmërisë.
Masat institucionale kundër këtij virusi janë të domosdoshme dhe jo të drejtuara me synimin për të goditur bizneset e vogla, por për të rritur shkallën e respektimit të standardeve dhe evitimin e shkallën e lartë të rrezikshmërisë, nga produktet e tilla dëmtuese.
Shenja mbrojtëse e mallrave CE
90 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk janë të vetëdijshëm apo nuk ka dëgjuar për shenjën mbrojtëse të mallrave CE. Shenjë që vendoset në mallrat të cilat janë të prodhuara konform standardeve të Bashkimit Evropian. Pra, të gjitha mallrat që kanë këtë shenjë mbrojtëse mund të qarkullojnë pa ndonjë problem në vendet anëtare të BE-së dhe më gjerë, pasi konsiderohen se janë realizuar në pajtim ose në përputhje me dispozitat e të gjitha direktivave dhe rregulloreve të cilat mbulojnë këtë fushë. Përparësia e shenjës CE është në atë se ajo paraqet një lloj “pasaporte tregtare të mallrave” për tregun e BE-së, me çka këtyre mallrave u është mundësuar lëvizja e lirë nëpërmes këtij tregu.
Produkte të cilat mbajnë siglën CE kemi edhe në Kosovë, por fatkeqësisht në të shumtën e rasteve kjo shenjë është vendosur sa për të mashtruar konsumatorin. Për dallim nga Kosova dhe vendet tjera të rajonit, Bashkimi Evropian në një masë të madhe i kushton rëndësi mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve por edhe ambientit jetësor. Për këtë ka vendosur standarde të larta. Standardet e përbashkëta të interesit publik janë mbrojtja e shëndetit të njerëzve, mbrojtja e mjedisit jetësor, mbrojtja e kafshëve dhe bimëve. Qëllimi i këtyre standardeve është që mallrat të cilat qarkullojnë nëpërmes tregut të brendshëm të jenë të sigurt dhe të mos e rrezikojnë shëndetin e njerëzve .
Rinia kosovare më e rrezikuara nga prodhimet serbe
Tregu i Kosovës është pushtuar edhe nga mallrat ushqimore, që janë pjesë e kontrabandës së karvanëve të trafikantëve multietnik. Veriu i Kosovës është pika nevralgjike e këtij krimi të organizuar, ku edhe më tutje hyjnë mallra serbe, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe produkte tjera për konsum të përditshëm, por që janë pjesë e falsifikimeve të ndryshme, me afate të skaduara apo që rrezikojnë për çdo ditë jetën e kosovarëve.
Mallra me tiketa të tilla në mëngjes i gjejmë nëpër depot dhe dyqanet anembanë Kosovës, ndërsa qytetari i varfër është i prirë të vrapojë pas çmimit më të volitshëm, për disa cent më lirë. Sa për ilustrim të këtij krimi të organizuar, në Maqedoni ditë më parë policia zbuloi një prodhues të vajit të falsifikuar, me lëndë të parë tejet të dyshimtë. Grupi i organizuar po vendoste tiketat e markave më të njohura të prodhuesve rajonal të vajit, ndërsa konsumatori i gjerë i beson tiketës së vendosur se gjoja po furnizohet me mall të mirë e të lirë.
Disa javë më parë u zbulua prodhuesi i palicencuar dhe klandestin i pijeve të mirënjohura alkoolike, me shkallë të lartë rrezikshmërie. Për këto mallra u tha se kishin si destinacion edhe tregun e Kosovës, ku sigurohej vazhdimisht plasman i mirë dhe përfitime të majme, ndërsa në anën tjetër po shkatërrohet qytetari. Inspektoratet shëndetësore dhe Sanitare në Kosovë duhet të ndjekin këto pista të lansuara dhe të godasin këto dukuri që po i shkurtojnë jetën qindra mijëra familjeve. Debati në Kosovë sidomos në prag të fushatës së zgjedhjeve të 12 dhjetorit sado pak t’i kushtohet edhe këtyre çështjeve që janë jetike dhe të domosdoshme për qytetarin e këtij vendi.
(Autori është ligjërues në Institutin për Studime Politike dhe Evropiane – ISPE)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDogana e Kosovës vë në menaxhim terminalin doganor në Han të Elezit dhe në Dheun e Bardhë
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
Po planifikoni të vizitoni Berlinin? Përfito tani nga ofertat e PrishtinaTicket!
Kishte investuar më shumë se 1 miliard dollarë në Kosovë, çfarë po ndodh me USAID-in?
Java e maraklive në Bau Market
Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze