Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu mori pjesë në konferencën jubilare me rastin e 10 vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, në një fjalë rasti mbajtur në manifestimin e shënimit të dhjetëvjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës tha se Banka Qendrore e vendit është një nga institucionet më të ndjeshme në fushëveprimtarinë që mbulon, ndërsa 10 vjetori i themelimit të saj është një zhvillim tepër i rëndësishëm.
“Mund të them se pikërisht Banka Qendrore e Kosovës ka qenë partneri më i rëndësishëm dhe më i përgjegjshëm në realizimin e synimeve për një politikë të qëndrueshme fiskale dhe bankare në Kosovë, duke qenë një nga promotorët jo vetëm të kontrollit, por edhe të nxitjes më të mirë në një disiplinë të veçantë që kanë udhëheq institucionet e Kosovës për të pas një qëndrueshmëri në ecje dhe zhvillime të tjera deri më sot”, theksoi Presidenti.
Sipas Presidentit Sejdiu, Banka Qendrore e Kosovës, në radhë të parë i ka sjellë stabilitet vendit, ka paralajmëruar ecjen e mëtejshme në mënyrë të sigurt në koherencë me politika bashkëkohëse, në këtë kuadër ka qenë një pjesë jo vetëm e imunitetit por edhe e kreativitetit të institucioneve bankare të Kosovës për të realizuar, apo për të sfiduar kohët në situata edhe të provokimeve që kemi pas edhe në kohën e krizën e përgjithshme botërore financiare dhe forma të tjera.
Duke folur për konkurrencën në sistemin bankar të vendit, Presidenti tha se kemi një konkurrencë të mirë, dhe për qytetarët e vendit është me rendësi se ardhja e bankave nga jashtë por edhe hapja e bankave të partneritetit të brendshëm shënon një radhë të parë një siguri, një stabilitet dhe në të njëjtën kohë një garanci për zhvillime të mëtejshme.
“Kosova ka krijuar një legjislacion të qëndrueshëm dhe është me rëndësi që kjo konkurrencë që është në sistemin bankar brenda Kosovës dhe partneriteti me Bankën Qendrore në rolin e saj ka shënuar kthesë në dinamikën e zhvillimit të tyre, dhe është me rëndësi qytetarët e vendit e shohin si segment të veçantë për punën dhe aktivitetet e tyre, veçanërisht bizneset. Ajo çka mund të ndryshojmë dhe çka mund të bëjmë më tepër është hapja e mundësive të reja për partneritete, për konkurrencë plus e cila do të ndikonte drejtpërdrejt në sistemin e bankave të tjera në uljen e interesave, në joshjen me garanci të qytetarëve për investime të mëdha dhe në mbështetjen e rëndësishme që mund t’i bëhet ekonomisë së vendit”, vlerësoi Presidenti Sejdiu.
Presidenti Sejdiu i siguroi drejtuesit e sistemit bankar të vendit se Banka Qendrore do të ketë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve.
“Institucionet e vendit do të jenë në përkrahje të vazhdueshme dhe besoj se në të ardhmen do të kemi bashkëpunim edhe më të thellë në mënyrë që të kontribuojmë realisht që shteti i Kosovës me vizionin e tij që të jetë i anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të ketë edhe përmbushjen e kritereve të stërholluara të politikave fiskale dhe gjithë asaj që lidhet me sistemin bankar”, tha Presidenti.
Gjithashtu në fjalën e tij, Presidenti Sejdiu foli edhe për kriteret që aplikojnë bankat komerciale të cilat veprojnë në Kosovë, me kritere ndryshe që aplikojnë në vende të tjera të rajonit, më ç’rast tha se Kosova nuk mund të jetë poligon i mbajtjes ende në rezervat të kritereve që nuk mund të jenë të njësojta për bankat e njëjta në vendet e tjera të rajonit.
“Një bankë që siguron investime, mbështetje, nuk mund të ketë një qasje separate me privilegj më tepër në një hapësirë tjetër jo larg Kosove, ndërsa në Kosovë të ketë kritere të tjera, për arsye se standardet që kemi mbërri sot janë përafërsisht të njëjta, stabiliteti i vendit dhe partneriteti në mbështetje nga Bashkësia Ndërkombëtare ekziston, dhe qasja e përgjithshme e Kosovës është serioze”, theksoi Presidenti Sejdiu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
A e prek Kosovën vendimi i SHBA-së për ndalimin e granteve dhe kredive federale? - flet njohësi i ekonomisë
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Wolt hyn zyrtarisht në tregun e Kosovës duke transformuar mënyrën e dorëzimit të produkteve në vend
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij