Gjatë dekadës së kaluar, Evropa Juglindore ose Ballkani, për të përdorur një term ende më popullor, është transformuar nga një zonë konflikti dhe e pazhvilluar në një nga tregjet më dinamike të rajoneve në zhvillim. Kjo është një arritje e rëndësishme, por që është tashmë në rrezik të madh nga kriza financiare botërore.
Si në shumë vende të tjera, çdo ditë duket se sjell lajme të këqija – mbyllje biznesesh, humbje të vendeve të punës, vonesa në investime dhe shkurtime në buxhet. Shumë njerëz tremben se ky rajon është ende shumë i thyeshëm ekonomikisht dhe se kjo krizë do të ketë efekte afatgjata negative në ekonomi. Unë besoj se ky pesimizëm është i paarsyeshëm. Vendet e Ballkanit, jo vetëm që mund t’i mbijetojnë krizës, por, teksa kushtet e ekonomisë botërore të nisin të përmirësohen, këto vende do të mund të nisin të rriten përsëri dhe të tërheqin kapitale dhe investime të huaja direkte. Ka të paktën katër arsye për të mbështetur këtë pikëpamje:
1. Ende ka shumë gjëra që mbetet të mbërrijnë. Shumë vende kanë të ardhura për frymë poshtë nivelit të mesatares së Bashkimit Evropian. Ne e dimë se vendet në zhvillim mund të rriten më shpejt sesa vendet e zhvilluara. Kjo është arsyeja se pse vendet e Ballkanit kanë shpenzuar dekadën e kaluar për të kapur fqinjët më të pasur.
2. E ardhmja është brenda BE. Bullgaria dhe Rumania janë tashmë vende anëtare të bllokut të 27-es dhe të gjitha vendet e tjera do të bashkohen padyshim me to. Data e saktë se kur do të futen në BE, nuk dihet – ajo do të jetë e ndryshme për vende të ndryshme dhe do të ketë vonesa dhe vështirësi përgjatë rrugës. Por shumë prej përfitimeve nga anëtarësimi do të mbërrijnë shumë më vonë se data e bashkimit, në terma të zgjeruar financiarë dhe të mbështetjes financiare, liberalizimit të lëvizjes së mallrave, shërbimeve, përmirësimit të ligjit dhe rregullave në përputhje me standardet e BE.
3. Mbështetja e fuqishme financiare ndërkombëtare është shumë e vlefshme për rajonin. Kriza ka çuar në një përgjigje të shpejtë e të fuqishme nga një numër i madh institucionesh financiare ndërkombëtare. FMN është e zënë me hapjen e zyrave që ishin mbyllur së fundmi. Programe të reja të rëndësishme të FMN janë miratuar nga autoritetet në Rumani dhe në Serbi dhe të tjera duket se do të vazhdojnë të miratohen. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka e Investimeve dhe Banka Botërore janë duke rritur veprimtarinë e tyre. Dhe ndoshta më inkurajuesja nga të gjitha, bankat e huaja mbeten mbështetëse, siç dëshmohet nga angazhimet e fundit, të bankave kryesore të huaja në Rumani dhe Serbi për të ruajtur nivelin e tanishëm të financimit edhe gjatë këtij viti. Të gjitha këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e treguesve makroekonomikë, të cilët kanë qenë themeli për arritjet ekonomike të dhjetë viteve të kaluar.
4. Tregu mes vendeve në rajon është duke u bërë më i thjeshtë. Zgjerimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë të nënshkruara në 2006 është ratifikuar së fundi nga të gjitha vendet e Ballkanit. Teksa një lloj progresi është bërë në liberalizimin e tregut të produkteve industriale, mbetet ende shumë për t’u bërë në çështje të tjera si rregullat e origjinës dhe barrierave jo-tarifore. Megjithatë, progresi i arritur deri më tani e bën rajonin më tërheqës për investitorët.
5. Kriza mund t’i inkurajojë më shumë se sa t’i vonojë reformat. Presidenti serb, Boris Tadiç, kohët e fundit iu referua krizës si një mundësi për të “pastruar shtëpinë”, në këtë rast duke iu referuar nevojës së qeverisë serbe për të reduktuar shpenzimet publike. Vendet e tjera gjithashtu do të duhet të shohin qartë, jo vetëm madhësinë e qeverisë, e cila në shumë raste është e madhe në krahasim me standardet botërore, por ta bëjnë atë më të zhdërvjellët në përkrahjen dhe zgjerimin e bizneseve.
Ajo që është e qartë, është se nuk ka ndonjë oreks të madh për përmbysje serioze të reformave të mëparshme, shumë më pak për rikthim tek ekonomia e komanduar.
Rajoni iu ka mbijetuar situatave shumë më të këqija sesa kriza e tashme dhe ekziston e gjithë arsyeja për të pritur përtëritjen e tij, kur kriza botërore të fashitet, kurdo që ajo të ndodhë.
* Krye-ekonomist në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim
Në këtë artikull vende të Evropës Juglindore llogariten ish-vendet komuniste të rajonit: Shqipëria, Bosnja, Bullgaria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi, Rumania dhe Serbia.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë