Vendimi i Tiranës për t´i dhënë Kosovës me koncesion Portin e Shëngjinit shihet si kombinim i interesave politike dhe ekonomike dypalëshe. Si kombinohen këto interesa dhe a është Porti i Shëngjinit zgjedhje e mençur?
Kosova do të ketë daljen e saj në det, për të parën herë që nga viti 1912, kur Fuqitë e Mëdha të asaj kohe, e shkëputën atë nga Shqipëria. Pranimi i kërkesës së qeverisë së Prishtinës nga Qeveria e Tiranës, për të marrë me koncesion portin e Shëngjinit në detin Adriatik, rezulton një kombinim interesash dhe motivesh të të dyja palëve.
„Është një vendim politik, por edhe ekonomik, sepse kërkesa ka ardhur nga sektori privat . Tregu i rregulluar nga dora e tij e fshehtë, kërkesë –ofertë tregon se ka kërkesa për ndërtim portesh në Shqipëri.Dhënia e daljes në det Kosovës do të forcojë ekonominë e saj, do të shtojë lidhjet mes ekonomisë së Shqipërisë dhe ekonomisë së Kosovës, dhe të dy ekonomive me vendet e rajonit dhe vendet e tjera të Europës. Veç kësaj do t’i japë një rëndësi strategjike bregdetit shqiptar dhe do të rrisë konkurencën me portet ekzistuese në rajon,“ argumenton Zana Guxholli, këshilltare e kryeministrit Berisha për ekonominë.
Gjendja aktuale e Portit të Shëngjinit. A është zgjedhja më e mirë për Kosovën?
„Është më i vogli në krahasim me tre portet e tjera të rrjetit portual të Shqipërisë; Durrësin, Sarandën dhe Vlorën. Kalata e tij operative është vetëm 160 metra, me një thellësi që varion nga 5 -7,5 metra ku mund të ankorohen vetëm anije 5 mijë tonëshe. Sasia maximale e mallrave, që përpunohen në Portin e Shëngjinit, arrin deri në 350 mijë ton, ndonëse kapaciteti është për 500 mijë ton. Sa për të bërë një krahasim… në Portin e Durrësit përpunohen 7 milion ton në vit. Deri më sot Porti i Shëngjinit ka shërbyer për shkëmbim mallrash mes Kosovës dhe Shqipërisë, kryesisht tulla, hekur, çimento, karburant dhe zhavorr, ky i fundit në drejtim të Italisë,„ thotë për DW-në, Sokol Kapidani, Drejtor i Transportit detar, në Ministrinë e Transporteve në Tiranë.
Por duket se në logjikën e sektorit privat dhe qeverisë së Prishtinës për të kërkuar portin e Shëngjinit me koncesion nuk ka luajtur rol gjendja aktuale. Faktori përcaktues ka qenë me sa duket vizionar: ndryshimi i afërt i kushteve të transportit mes dy vendeve me përfundimin këtë vit të rrugës Durrës – Kukës, arteries kryesore mes dy vendeve, dhe sidomos shkurtimi i distancës nga Kosova në Shqipëri për të arritur në këtë port.
Kjo rrugë e shkurton me rreth 45 km mbërritjen nga Kosova në Portin e Durrësit, i cili me përfundimin e Korridorit 8 bëhet një nga portat e mëdha të transportit detar në Ballkan. Ndërkohë Porti i Durrësit është i hapur për Kosovën, ashtu si për çdo vend tjetër të rajonit, për më tepër që Qeveria e Tiranës i ka bërë Kosovës lehtësira doganore dhe portuale. Me këtë optikë, Porti i Shëngjinit, për drejtorin e Transportit detar, Sokol Kapidani, është një zgjedhje shumë e mirë për Kosovën.
Interes i investuesve të huaj dhe bankave ndërkombëtare për portet e bregdetit shqiptar
Përfundimi këtë vit i rrugës Durrës – Kukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e sektorit privat në Kosovë. Kjo rrugë e ka futur bregdetin e Shqipërisë në grupin e vendeve tërheqëse për investuesit dhe bankat ndërkombëtare, për të dhënë hua dhe kredi afatgjata. Mes tyre edhe të Deutsche Bank. Sërish Guxholli:
„Shumë investitorë të huaj, të nxitur edhe nga ligji i koncesioneve kanë filluar të paraqesin kërkesat e tyre për të marrë me koncesion porte në Shqipëri. Kërkesat bëhen për tri zona: zona e Vlorës, ajo e Durrësit, ku kërkohet të ndërtohet një port në vendin e quajtur Porto – Romano, që të transferohen aktivitetet tregtare dhe konteniere të Portit të Durrësit dhe ky i fundit të kthehet në një port qyteti. Zona e tretë është Porti i Shëngjinit. Këto janë kompani ndërkombëtare, bashkime kompanish si Deutsche Bank me autoritetin portual të Izmirit, në Turqi, kompania FASA me autoritetin portual të Kroacisë apo një kompani tjetër sllovene me nje grup tjetër financiar“, shpjegon Zana Guxholli.
Në këtë klimë interesante kërkese-ofertë nuk dihet ende se sa i madh do të jetë investimi i sektorit privat dhe qeverisë së Kosovës në Portin e Shëngjinit. Nuk përjashtohet rasti optimal i ndërtimit të një porti krejt të ri, në vend të ristruktutrimit të portit ekzistues, një porti që mund të konkurojë portin e Durrësit , për të cilin qeveria e Tiranës ka një projekt me një kompani të njohur hollandeze. Porti i Shëngjinit do të bëhej kështu një portë hyrëse për shkëmbimet ekonomike jo vetëm Kosovës dhe Shqipërisë:
„Porti i Shëngjinit do të jetë një port që do të shfrytëzohet edhe nga vende të tjera të rajonit apo të Evropës, nga cilido që do të ketë interes dhe leverdi ekonomike, sepse kriteri ekonomik është i rëndësishëm dhe i pashmangshëm. Dhe për sa kohë ky port do të menaxhohet nga Kosova , kjo do të ndodhë në bazë kriteresh ekonomike dhe financiare. është në interes të çdo menaxhuesi të një porti që ai të jetë i hapur dhe të tërheqë sa më tepër klientë“, thotë këshilltarja ekonomike e kryeministrit Berisha, Zana Guxholli.
Dhënia Kosovës me koncesion e Portit të Shëngjinit shënon edhe të parën herë kur Shqipëria jep një port me koncesion. Termat finnaciarë dhe kohëzgjatja e koncesionit nuk janë përcaktuar ende. Por vendimi është marrë. Janë ngritur Komitetet Ndërministrore në Tiranë dhe në Prishtinë që do të studiojnë dhe nxjerrin të dhënat e fizibilitetit të projektit, që realizon ëndrrën e Kosovës për të patur daljen e vet në det. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë