Programi BAS i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vazhdon me ofrimin e bashkëfinancimit të kompanive private nga Kosova deri në 10,000 EUR për shërbime të konsulencës në fushat si ristrukturimi, ri-organizimi, përgatitja e studimeve të fizibilitetit, planeve të biznesit, hulumtimit dhe gjetjes të partnerëve të biznesit dhe investitorëve, studimeve të marketingu apo implementim të sistemeve të menaxhimit të cilësisë.
Kompanitë që kanë nga 10 deri 500 punëtorë dhe të hyra vjetore më shumë se 250,000 EUR mund të përfitojnë mbështetje teknike dhe financiar në lartësi deri 10,000 EUR për angazhimin e shërbimeve të konsulencës përmes “Programit të Shërbimeve Këshilluese për Biznes – BAS Kosova”, program ky i financuar nga Qeveria e Holandës dhe implementuar nga BERZH.
“BAS Kosova ofron financim fleksibil, mesatarisht deri 50%, por jo më shumë se 10,000 EUR për projekte individuale. Buxheti total i programit është i mjaftueshëm për të përkrahur edhe 150 deri 200 ndërmarrje kosovare me projekte individuale. Deri më tani, nga Marsi 2005, Programi ka mbështetur 160 projekte me 155 kompani Kosovare të cilat kanë pranuar financim total nga në shumë prej më shumë se 630,000 EUR”, thotë Ekrem Hoxha, drejtor nacional i BAS Program për Kosovë.
“Dokumentet kryesore që duhet të paraqiten janë pasqyrat financiare për dy vitet e fundit dhe certifikata e biznesit së bashku me informatat përcjellëse për biznesin që tregon se pronarë me shumicë të aksioneve janë qytetar Kosovar. Për 5 deri në 10 ditë nga dorëzimi i aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse BAS kthen përgjigjen. Përderisa kompanitë përmbushin kriteret dhe dëshmojnë qëndrueshmërinë e projektit, BAS procedon me aprovimin e projektit pasi që Qeveria Holandeze ka vendosur në dispozicion fonde të mjaftueshme për mbështetje edhe për më shumë se 150 projekte tjera” shpjegon drejtori Hoxha.
Për t’u kualifikuar për projekt, kompania duhet të jetë private dhe me pronësi të qytetarëve Kosovar, duhet të këtë të paktën dy vjet qe te jete krijuar , të këtë pas pak ose aspak eksperience të mëparshme në angazhimin e ekspertëve të jashtëm dhe/ose burime të pakta financiare për të realizuar/mbaruar një projekt.
“Gjithashtu ndërmarrja duhet të demonstrojnë potencial rritjeje, nevojë për konsulencë biznesi dhe kapacitet për të absorbuar konsulencën e dhënë, duhet të jetë e hapur për të bashkëpunuar me BAS-in dhe konsulentin, të jetë e gatshme për të paguar të paktën 50% të kostove totale të projektit, duhet të operojnë në çfarëdo sektori përveç se në shërbimet bankare dhe financiare, prodhimit ose të shërbimit në sektorin ushtarak, të, lojërave të fatit, prodhimit të duhanit” thotë zoti Hoxha.
Për të u kualifikuar për ndihmë nga BAS- i kompania dërgon aplikimin tek Programi BAS, stafi i BAS-it bën vizite tek kompania dhe interviston menaxheret e saj për të diskutuar nevojat për konsulentë, projekt propozimi dhe dokumentacioni i nevojshëm dorëzohen në zyrën e BAS-it, Njoftohet kompania për kualifikimin e saj.
Pasi që të është lejuar programi kompania në- bashkëpunim me zyrën e BAS-it bënë përzgjedhjen e konsulentit, finalizohen termat e referencës për shërbimin e konsulences ku specifikohen shërbimet që do të ndërmerren, kompania bie dakord për koston e projektit, firmoset Marrëveshja e Grantit që shënon dhe fillimin e projektit.
Implementimi i projektit mbikëqyret dhe monitorohet nga zyra e BAS-it. Konsulenti dorëzon raportet periodike dhe raportin final, i cili duhet të aprovohet nga kompania dhe nga zyra e BAS-it. Ne kohen kur kompania vërteton pagesën e plotë të bërë ndaj konsulentit, BAS-i i paguan kompanisë grantin
Një vit pas disbursimit, BAS e riviziton kompaninë dhe përgatit një raport në të cilin rishikon rekomandimet e konsulentit dhe veprimet e ndërmarra dhe përfitimet e arritura
Heqja dhe eliminimi i barrierave për rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve si dhe rritja e aftësive konkurruese dhe menaxhimi efektiv i Ndërmarrjeve Kosovare mbeten objektiva prioritare të Programit edhe gjatë viteve në vijim”, thotë drejtori i Programit BAS Kosovë Ekrem Hoxha.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë