Marrë shkas nga zhvillimet e fundit ku mjedisi ekonomik ndërkombëtar është zhytur në një krizë të thellë financiare, që tash më ka pushtuar gjitha tregjet kryesore të kapitaleve dhe sektorëve të industrive. Pas stanjacionit të rëndë amerikan që kulmoi në rrëzimin e disa nga kompanitë kryesore të garantimit të kredive, pas një recensioni të tejzgjatur evropian që po lëkund ekonomitë kryesore të kontinentit, shenjat e para të përfshirjes së shteteve në planin e parandalimit të krizës po shfaqën gati në të gjitha shtetet që njiheshin deri më tani si ekonomi të konsoliduar dhe të orientuara nga ekonomia e tregut të lirë. Por involvimi i shtetit edhe shtetet si Rusia e Kina shtete këto me rezerva të mëdha të kesh-it dëshmon se në nivel global tregjet e kapitalit po paguajnë kostot e rritjes së shpejtë dhe deri diku abuzive të tyre, falë një koniunkture të mbështetur mbi parametra më shumë gjeopolitik, por jo aq realiste në rrafshin ekonomik. Megjithatë ky shkrim nuk synon të hedh dritë apo merret me shkaqet e krizës, ku rezulton se kriza nga sistemi financiar tash më ngadalë ka kaluar në ekonominë reale, duke afektuar gjitha sektorët industriale dhe konsumatorët, por mëton të adresojë disa nga pasojat e mundshme lokale të saj dhe rrugët e kapërcimit të tyre.
Kriza e tregut global, gjatë viti 2009 pritet të ndikoj në rritjen e çmimeve të një sërë mallrash kryesore për shkak të ngërçit në ritmet e rikthimit të shumë investimeve tashmë të iniciuara dhe si e tillë do të ndjehet patjetër edhe në dinamikat e planifikuara të rritjes së ekonomive të vogla, sidomos në vendet në zhvillim. Përtej parametrave premtues dhe qëndrueshmërisë makro-ekonomike paraqitur me projekt buxhetin më të ri, Kosova mbetet njëri prej këtyre vendeve dhe mbetet ende shumë vulnerabël në këtë drejtim. Struktura ekonomike e vendit e mbështetur kryekëput në sektorin tregtar, e bën këtë kërcënim edhe më të besueshëm dhe real.
Nëse shumë shtete u detyruan të përfshihen financiarisht për të shpëtuar asete kombëtare e private nga falimentimet, në Kosovë apo shtete të vogla të ngjashme kjo mundësi ka pak gjasa të ndodhë. E thënë thjesht, kjo situatë do të rëndojë së pari dhe kryesisht mbi sektorin privat dhe sidomos mbi atë prodhues. Pse? Ky segment nuk i ka shanset që t’i transferojë aq lehtësisht mbi konsumatorin e fundit kostot e shtuara të prodhimit, të shkaktuara falë ndryshimeve në tregjet ndërkombëtare të lëndëve të para dhe atyre ndihmëse. Prodhimi vendas i këtyre mallrave është ende i papërfillshëm. Sektori prodhues, edhe pse i favorizuar deri tani nga ruajtja e stabilitetit financiar do të përballet realisht me efektet e një gare të shtuar në kushtet e liberalizimit të tregjeve rajonale dhe më gjerë (referencë marrëveshja CEEFTA, etj).
Shumë investime që janë identifikuar për t’u kryer në vend qoftë nga investitor të huaj apo vendor janë sot përpara sfidës për të rivlerësuar bëshmërinë e tyre, përsa kohë që prodhimin e synuar duhet ta realizojnë kryesisht në tregjet ndërkombëtare.
Në mesin e masave dhe zgjedhjeve që duhet të konsiderohen dhe merren në konsideratë nga ndërmarrësit Kosovar, në këtë situatë paralajmëruese dhe kritike: mbetet shtimi i rolit dhe angazhimit të konsulencës profesionale vendase në proceset e vendim-marrjes ekonomike. Gjykojmë se kjo do të ishte një nga përgjigjet më racionale dhe të arsyeshme për të ri-gjetur ekuilibrat e nevojshëm në kapërcimin e efekteve të kësaj krize, e cila edhe nëse arrin të neutralizohet shpejt në qendër, druajmë se për një kohë do të ruajë efekte më afatgjata në periferi.
Ndërmarrësit Kosovar me të drejtë mund të pyesin se si rekomandimi i referuar më lartë do ndihmonte konkretisht aktivitetet e tyre!
Futja në përdorim e planifikimit financiar, rigrupimi i nevojave të ndërmarrjes në përputhje me një cikël të organizuar shërbimesh në mënyrë që të ulen kostot operative dhe të ruhet një shkallë më fleksibël e përgjigjes ndaj efekteve të krizës, do të ishte hapi i parë i domosdoshëm që kompanitë prodhuese vendore mund të adoptojnë në rrethanat aktuale.
Fillimi sa më parë i planifikimit të aplikimit gjegjësisht blerjes së shërbimeve të konsulencës profesionale jashtë kompanive, në njësi të specializuara shërbimi, duke kërkuar maksimalisht përgjegjësi për çdo vendim-marrje të përbashkët, do të ishte përsëri një qasje inteligjente për gjenerimin e ideve në një format pro-aktiv, që në themel synon uljen e kostove të manaxhimit dhe rrit efektivitetin e kapitalit të angazhuar.
Rialokimi i burimeve, strukturimi efikas i marketingut, ri-pozicionimi i shumë produkteve dhe markave në përputhje me përmasat reale të tregut, eliminimi i krizës së likuiditeteve dhe garantimi i shanseve për diversifikime pjesore të pranisë në treg do të ishin disa nga masat që prodhuesit vendor do të duhej të merrnin dhe konsideronin seriozisht. Të gjitha këto ndërhyrje kërkojnë një shkallë të lartë profesionalizmi që mund ta garantojë vetëm konsulenca e specializuar dhe e angazhuar në terme komerciale.
Brenda kësaj fryme, të gjitha kompanitë në kohë reale do hidhnin hapa efektivë për të rivlerësuar asetet e tyre mbi baza reale, të favorizuara edhe nga reforma fiskale efektet e të cilës tashmë janë reale dhe të njohura për operatorët ekonomik dhe gjitha palët e interesit.
Në këtë drejtim edhe autoritetet shtetërore kanë shansin që në rrethana të rëndësisë së veçantë të ndërtojnë një partneritet real dhe të qëndrueshëm me sektorin privat, duke kërkuar më shumë bashkëpunim me qëllimin e vetëm mbrojtjen e konsumatorit dhe ruajtjen e nivelit dhe shpejtësisë së rritjes ekonomike kombëtare, sa më pranë parametrave te planifikuar.
Siç thotë populli: jo çdo e keqe vjen për të dëmtuar!
Është momenti që me gjakftohtësi por edhe me largpamësi të gjitha palët të mendojnë në favor të zgjidhjeve sa më efektive, të cilat në fund të fundit mund të arrihen me kontributin dhe mbështetjen e të gjithë faktorëve të tregut.
Në këtë zinxhir, konsulenca profesionale lokale, e cila në këto vite është maturuar gradualisht dhe rritur në një nivel të besueshëm, ka një rol parësor për të luajtur. Brenda kësaj skeme, programi i Shërbimeve Këshilluese për Bizneset (BAS) program ky i menaxhuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka qenë dhe mbetet një partner i pandarë i këtij bashkëpunimi, i cili matet me rezultate, deri më sot shumë të suksesshme.
/Autori është Drejtor Nacional për Kosovë i Programit për Shërbimet Këshilluese për Biznese (BAS) program ky i menaxhuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë