Që nga "magjistari" Grinspen te Marvyn King, Klinton, Bush…
Bankierët – Alan Greenspan, shefi i Rezervës
Federale 1987-2006
Vetëm dy vjet më parë, njeriu që ka shërbyer më gjatë në Rezervën Federale, i betuari i tregut të lirë, personi që drejtoi ekonominë amerikane në të gjitha krizat, që nga shembja e bursës në vitin 1987, deri në situatat që pasuan 11 shtatorin
2001, kishte statusin e një "ylli", e madje cilësohej si "orakulli i financës", apo "maestro". Sot, pozita e tij ka ndryshuar dhe Alan, pa dyshim, është një nga më fajtorët e kësaj situate. Ai fajësohet për indiferencën ndaj zhvillimit të së ashtuquajturës "flluska" e shtëpive, e cila lindi dhe mori përmasa të mëdha pikërisht falë përqindjeve të ulëta të interesit dhe mungesës së rregullatorëve në dhënien e kredive. Të gjitha këto i kishte në dorë Rezerva Federale. Greenspan ishte mbështetësi i të ashtuquajturave kredi të dorës së dytë, Kriza më e madhe ekonomike, që nga koha e Depresionit të Madh, nuk është një fenomen natyror,
por një katastrofë e shkaktuar nga njerëzit, në të cilën të gjithë kemi luajtur pjesën tonë. Ja kush janë disa nga individët që e çuan botën në këtë ditë pra kredive problematike dhe i nxiti kredimarrësit që të preferonin këstet e ndryshueshme dhe jo ato të përcaktuara, çka i fuste në krizë, kur interesat befas rriteshin.
Për shumë vite Greenspan vazhdoi të mbronte biznesin në lulëzim të derivativave, që thuajse nuk ekzistonte fare kur Alan mori në dorë çelësat e Rezervës Federale, por që në vitin 2002 u konsiderua si një biznes shumë fitimprurës. Miliarderë si George Soros dhe Warren Buffet duhet të kenë qenë shumë të shqetësuar në lidhje me këto zhvillime. Soros personalisht nuk i preferonte këto lloj makinacionesh, pasi asnjëherë nuk e kuptoi se si
funksiononin, ndërkohë që Buffet strategjinë e Greenspan e përshkroi si "një
armë të shkatërrimit në masë".
I pashqetësuar nga çfarë thoshin për të, Greenspan bëri gjithë sa kishte në dorë
për të mbrojtur tregun nga çdo lloj rregulli i panevojshëm. Në vitin 2003, ai deklaroi para Komitetit të Bankave pranë Senatit: "Derivativët kanë qenë një mjet shumë i dobishëm dhe i jashtëzakonshëm i transferimit të riskut nga ata që nuk e duan, tek ata që e duan dhe janë të aftë ta menaxhojnë". Muajt e fundit, gjithsesi, ai pranoi më në fund se disa nga teoritë te të cilat kishte besuar prej një kohe të gjatë kishin dalë të pasuksesshme për krizën aktuale financiare.
Ai ka thënë: "Është një nga ato kriza që ndodhin një herë në shekull", ndërsa vjeshtën e kaluar tha: "Jam tërësisht i tronditur".
Mervyn King, guvernator i
Bankës së Anglisë
Kur Mervyn King vuri këmbën në zyrën e tij, motori i ekonomisë britanike ndodhej në një fazë të mirë. Prodhimi Kombëtar Bruto po rritej me 3%, ndërsa inflacioni ishte 1.3%. Në mbledhjen e parë të politikave monetare të bankës që ai drejtoi, tha se për të bërja e politikave monetare ishte diçka "e mërzitshme". Sa do të donim që kjo të kishte zgjatur për King.
Kur nisën shenjat e para të krizës, ai ngulmoi se bëhej fjalë për një krizë të shkurtër dhe lokale. Javët e para ai refuzoi të fuste likuiditete në sistemin financiar, duke ngulmuar se disa nga bankat nuk duheshin shpëtuar. Sot, të gjithë mendojnë se ai duhej të kishte vepruar menjëherë dhe jo ta linte situatën të mahisej. King dhe stafi i tij ishin dritëshkurtër në vizionimin e situatës. Ata duhet ta kishin vënë re afrimin e recesionit dhe të kishin ulur sa më shpejt të ishte e mundur përqindjet e interesit.
Politikanët
Bill Clinton, ish-president i
SHBA-së
Atij i atribuohet një pjesë e fajit për situatën aktuale të kaosit financiar. Clinton
forcoi ligjin e riinvestimit të komunitetit të vitit 1977, që i detyronte huadhënësit të ishin më fleksibël me rregullat dhe t‘i krijonin përparësi kredisë, për kredimarrësit me probleme më të mëdha e më në nevojë. Në vitin 1999, ai shfuqizoi ligjin që
ndante bankat tregtare, të cilat pranonin depozita dhe bankat e investimeve që
investonin e merrnin përsipër risqe. Kjo lëvizje e Clinton-it i dha hapësirë fillimit të epokës së superbankave.
George W. Bush, ish-presidenti i
SHBA-së
Clinton e nisi rrokullisjen e "topit" të kredive të dorës së dytë, ndërsa administrata e Bushit sigurisht që nuk bëri ndonjë gjë për ta ndaluar katastrofën. Ai as që e mori mundimin që të vendoste rregulla në "Wall Street" dhe kjo rezultoi shumë e dëmshme.
Phil Gram
Ish-senator amerikan nga Teksasi,
Avokat shumë i zellshëm i tregut të lirë, me një doktoraturë në ekonomi që luftoi për çrregullimin e tregut. Puna e tij u inkurajua shumë nga administrata e Clinton-it, e cila i dha liri "lulëzimit" të derivativave. Në vitin 2001, ai tha gjatë një debati në Senat: "Disa njerëz i konsiderojnë kreditë e dorës së dytë si të ishin djalli vetë. Unë personalisht shoh te to ëndrrën amerikane në veprim". Sipas "New York Times", nga viti 1989 deri në vitin 2002 ai ishte personi kryesor që merrej me kontributet për fushatat zgjedhore të bëra nga bankat kryesore, si edhe nga vetë "Wall Street". Gjatë një seance dëgjimore në prill të vitit 2000, ai tha: "Kur ndodhem në ‘Wall Street‘, aty pulson nervi i kapitalizmit amerikan, kuptoj
se çfarë ka bërë pikërisht ky kapitalizëm për popullin e Amerikës".
Wall Street/Bankierët
Abby Cohen, shefja e strategjisë
së "Goldman Sachs"
E quanin "demi i përjetshëm". Dikur renditej në krye të listës së grave më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Pas një periudhe të gjatë lavdie dështoi keqas në parashikimin e uljes së vlerës së aksioneve. Kathleen Corbet, ish-shefe e
"Standard & Poor‘s" Agjencitë e kreditimit ishin ndër të parat që në fillim të krizës financiare u akuzuan për dështim në paralajmërimin e rreziqeve. Kathleen Corbet ndodhej në krye të njërës prej tri agjencive të mëdha të Shteteve të Bashkuara deri në gusht të vitit 2007, pas shumë kritikave të ashpra.
Ajo vetë deklaroi se e kishte planifikuar prej kohësh largimin dhe se nuk ishte vënë nën presion për një vendim të tillë. Megjithatë Corbet konsiderohet si përgjegjëse e shumë manovrave joligjore mes agjencisë dhe bankave.
"Hank" Greenberg, grupi i sigurimeve
AIG
Tashmë 83-vjeçar, Hank ka qenë bosi i AIG. Ai ngriti një nga bizneset më të mëdha të këtij lloji në botë. Kjo agjenci kishte kredituar shumë biznese dhe ishte shumë e ekspozuar ndaj risqeve e si pasojë humbjeve. Kur nisi kriza, agjencia përjetoi menjëherë një krizë të rëndë likuiditeti, duke pasur nevojë të menjëhershme për 85 miliardë dollarë ndihmë nga qeveria amerikane për të shmangur kolapsin. Me gjithë paratë që morën nga shteti për të shpëtuar, shefat e mëdhenj të agjencisë nuk hoqën dorë nga bonuset e tyre të majme vjetore.
Andy Hornby, ish-shef i HBOS
Ka qenë shumë i respektuar për zgjuarsinë e tij. Në Harvard u rendit i pari në 800 studentë, por strategjia e tij në kohën e krizës rezultoi e paefektshme. Sir Fred Goodwin, ish-shef i Bankës Mbretërore të Skocisë.
Dikur ishte biznesmeni i preferuar i Kryeministrit britanik, Brown, ndërsa tani
Brown skuqet i tëri nga nervat kur flet për të. Strategjia e tij e mbrapshtë, e aplikuar në bankën e Skocisë, e zhyti atë keqas në humbje. Aktualisht, 70% e bankës është pronë e qeverisë.
Adam Applegarth, ish-shef i
"Northern Rock"
Applegarth kishte ambicie shumë të mëdha, por modeli i biznesit të tij u shemb
me ardhjen e krizës së kredive. Fatmirësisht ai u largua në kohën e duhur nga banka me gjithë bonuset e majme, duke ia lënë përballimin e humbjes së turpshme pasardhësit. Tani e kalon kohën e lirë duke shpenzuar paratë e duke luajtur kriket.
Dick Fuld, shefi ekzekutiv i "Lehman
Brothers"
Kriza e kredive kishte kohë që ishte bërë prezente, por falimentimi i "Lehman Brothers" në shtator do të kishte një ndikim katastrofik në të gjithë ngjarjen që pasoi, kryesisht në përhapjen e frikës. Richard Fuld, shefi ekzekutiv, tha se ndihej keq që qeveria amerikane nuk e shpëtoi bankën e tij, siç bëri me disa banka të tjera. Fuld kishte dhjetëvjeçarë të tërë që punonte në atë bankë dhe shpesh e kishte shpëtuar nga situata të këqija. Ai e inkurajonte shumë ndërmarrjen e rreziqeve dhe banka ende po investonte në pronat e paluajtshme në treg.
Lewis Ranieri
"Kumbari" i kredive për shtëpi banimi që aplikoi për herë të parë obligacionet për
kredi në vitin 1980. U bë i famshëm edhe për shprehjen: "Kreditë për shtëpi janë
matematikë". Në vitin 2004, "Bussiness Week" e renditi mes emrave si Bill Gates dhe Stiv Jobs, me motivacionin si një nga mendjet më të ndritura të 75 viteve të fundit. Në vitin 2006 ai paralajmëroi rreziqet që erdhën, por ishte tepër vonë.
Chuck Prince, ish-shef i "Citi"
Shkollimi i tij ishte në drejtësi, e megjithatë Prince ngriti bankën më të madhe në
botë me struktura që përfshinin investimet bankare dhe menaxhimin e fondeve
të mëdha të klientëve të pasur. Kur të ardhurat nisën të pakësohen në vitin 2007, ai ngulmoi se situata do të kalohej lehtësisht, por e pushuan nga detyra pas disa
humbjeve të njëpasnjëshme shumëmiliardëshe. Për të lehtësuar dhimbjen e papunësisë, ai i dha vetes një bonus prej 140 milionë dollarësh.
Stan O‘Neal, ish-shef i "Merrill
Lynch" U shndërrua në një nga viktimat më të famshme të krizës së kredive, kur humbi besimin e bordit të bankës në fund të vitit 2007. Kur u emërua në krye të bankës 4 vjet më parë, O‘Neal, i pari afro-amerikan në krye të një firme në "Wall Street", u betua që të ndryshonte imazhin konservativ të bankës. Pak pas largimit të tij, banka pranoi 8 miliardë humbje. Një vit pas kësaj, ajo kaloi në "duart" e Bankës së Amerikës.
Të tjerë
Christopher Dodd, shef i Komitetit
të Bankave në Senat
(demokrat)
Në mënyrë të vazhdueshme shmangu të gjitha përpjekjet për vendosjen e rregullave më të forta në financat dhe linjat e kreditimit. Nga njëri prej institucioneve më të mëdha të kreditimit "Fannie Mae dhe Freddie Mac" merrte dhurata të vazhdueshme, më shumë se çdo kongresmen tjetër.
Geir Haarde, Kryeministri i Islandës Sapo njoftoi dorëheqjen, pas protestave të ashpra antiqeveritare në lidhje me keqmenaxhimin e krizës financiare. Tetorin e kaluar, tri bankat më të mëdha tregtare falimentuan, duke u zhytur në borxhe miliona dollarësh. Vendi thirri në ndihmë FMN-në. Kryeministri, në njoftimin e dorëheqjes, tha se kishte kancer në grykë.
Publiku amerikan
Ky është një fakt i padiskutueshëm: politikanët mund ta kenë bërë lëmsh sistemin financiar dhe bankierët lakmitarë të "Wall Street", edhe pse dështuan bankat
dolën të fituar e të pasur nga e gjithë kjo histori, por kjo nuk do të kishte ndodhur nëse miliona amerikanë do të kishin kuptuar se po merrnin shumë më tepër hua
nga sa kishin mundësi të paguanin.
© Gazeta Shqip – 2006-2008
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Mega Zbritja po vjen në Aztech!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë