LAJMI I FUNDIT:

Izraeli – El Dorado e re për teknologjinë e përparuar

Vitet e fundit Izraeli e ka përmirësuar në masë të madhe imazhin e tij si parajsa e teknologjisë së lartë dhe konsiderohet si një nga qendrat ekonomike me rritje më të shpejtë në botë.

Edhe firma të mëdha gjermane ndodhen tashmë prej vitesh në Izrael. Telekomi gjerman p.sh. ka një qendër kërkimore në universitetin Ben Gurion por edhe firma të tjera të njohura si Nokia-Siemens apo SAP janë tërhequr nga Izraeli.

Krijimtari, inovacion, potenciale zhvillimi


Tel-Avivi, qyteti buzë Mesdheut dhe rrethinat e tij vlerësohen si një qendër ekonomike gjithnjë e më tërheqëse edhe për sipërmarrjet e huaja. Në redaksinë e gazetës ekonomike izraelite "Globes" ndiqen zhvillimet: në radhë të parë sektori i teknologjisë së përparuar po rritet shpejt thotë kryeredaktori Haggay Golan: "Fillimi ishin të ashtuquajturat ‘startups’. Kemi parë këtu shumë firma të vogla dhe sipërmarrje që janë shumë krijuese dhe inovatore të cilat kanë dëshmuar shumë iniciativë personale. Ky potencial do të zhvillohet edhe më shumë".

Krijimtari dhe inovacion: këto tërheqin edhe firmat gjermane. Kështu edhe prodhuesin e programeve për kompjutera SAP. Që prej fundit të viteve 90-të kjo firm investon në Valdorf në Izrael krahas qendrave ekonomike si India dhe SHBA. Kohët e fundit një repart kërkimesh është transferuar në Izrael.

Shefi i SAP Mickey Steiner e shpjegon kështu interesin ndaj Izraelit: "Ndoshta puna nuk është e lirë por mendoj se faktori kyç është që nga një informaticien izraelit ne marrim shumë më tepër krijimtari dhe njëkohësisht cilësi të lartë".

Mbi tarracën verore të firmës janë ulur disa prej specialistëve që ofron tregu i vogël i talenteve në Izrael. Kërkimet e hershme nga ushtria izraelite dhe specialistët nga ish Bashkimi Sovjetik e kanë çuar përpara Izraelin në sektorin e teknologjisë së përparuar.

Informaticienia Chen Lev shfrytëzon mjedisin global të firmës: "Ne izraelitët kemi një mënyrë krejt tonën për të bërë gjërat. Avantazhi i të punuarit në një firmë globale është që mund të njohësh edhe rrugë për të punuar ndryshe".

Imazhi si rajon krize

Por Izraeli vazhdon të konsiderohet si rajon krize. Tërheqja e firmave të reja për investime është e vështirë. Grisha Alroi e dhomës së tregtisë izraelito-gjermane tregon : “Tek firmat e vogla dhe të mesme mendohet mirë për investime duke marrë në konsideratë njoftimet në lajme. Statistikisht nuk ka asnjë arsye për të patur drojë. Por nuk është vetëm kjo. Ekziston edhe frika e humbjes së tregjeve tërheqëse dhe fitimprurëse në hapësirën arabe”.

E megjithatë sipas ekspertëve Izraeli gjatë viteve të ardhshme do të rrisë potencialet e tij. Dhe Gjermania investon në vendin buzë Mesdheut me zgjerimin e projekteve të përbashkëta kërkimore. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori