LAJMI I FUNDIT:

Dalin nga hija oligarkët rusë të Londrës

Grupi British Petrol do të bëjë çfarë është e mundur që aksionarët rusë të mos luajnë si në Rusi edhe me rregullat dhe ligjet e tjera nëpër botë ”,thotë Tony Hayëard, drejtori i përgjithshëm i sektorit më të madh britanik të hidrokarbureve, i cili ka gjëmuar në 29 korrik kundër aksionarëve rusë në bashkë ndërmarrjen me pjesë të barabarta TNK-BP, ku ka plasur skandali.

Në këndvështrimin e financierëve të zgjuar dhe të një klase politike indiferente dhe përveç zënkave në qeverinë britanike, tre miliarderë rusë janë duke i marrë BP kontrollin e kompanisë së tretë ruse të hidrokarbureve.

Oligarkët e Londrës i vërsulen qytetit duke marrë gjithçka nën këmbët e tyre.


Mikhail Fridman, Leonid Blavatnik ,Viktor Vekselberg: asnjë nga këta emra nuk thoshte asgjë në verën e 2003 kur u krijua TNK-BP.

Sot kjo treshe bën që të bjerë nga piedestali një kompani nafte simbol i një mbretërie që ka qenë mjeshtre e oqeanit dhe që qeveriste një perandori ku dielli nuk perëndonte kurrë.

Tre biznesmenë rusë i përkasin klubit më të mbyllur të Londrës, duke mbledhur një duzinë anëtarësh me një fat të jashtëzakonshëm.

Ky rreth mbledh gjithashtu edhe miliarderë tjerë të njohur si Roman Abramovitch, Alisher Usmatov, Oleg Deripaska ,Vladimir Potanine.

Perandoria që kanë ndërtuar për disa vite në brigjet e Tamisit është impresionate.

Ata ia kanë nisur me sulm nga London Stock Exchange (LSE), ku kanë mbështetur njëfarë kompanie ruse.

Ata janë në qendër të të gjitha manovrave të mëdha të bursës, përfshirë fondet e investimeve, te të cilat janë besuar një pjesë e naftë-dollarëve të tyre.

Uria e madhe për blerje nga ana e tyre, rreth 2,8 miliardë euro pas vitit 2000, mban në këmbë tregun imobiliar luksoz të kryeqytetit britanik.

Këta biznesmen posedojnë grupin e futbollit Chelsea, Portsmouth,Arsenal që lulëzojnë në ligën e parë angleze që është kampionati më i pasur në botë.

Por përse në Londër? Kjo kastë që përfiton statutin përrallor të “rezidencës joshtëpiake”që lejon të huajt e pasur të mos taksohen në të ardhurat e gjeneruara në Mbretërinë e Bashkuar.Në raste problemesh në Rusi, Anglia ofron shtesë një atdhe të dytë ku mund të instalojnë një arkë e fortë dhe familjen. Dhe autoritetet nuk bëjnë pyetje të sikletshme për origjinën misterioze të parave të tyre.

Si ta shpjegojmë këtë arritje të shkëlqyer në lëndinën e ashpër të qytetit të Londrës? Si fillim piratët janë implikuar në fushat e aktiviteteve solide që kanë të ardhura të shumta dhe të rregullta si energjia, metalet, shpërndarja, agroushqimi, telekomunikacioni.

Të pamëshirshëm në afera, duke mos parë shumë ligjshmërinë, ata bëjnë gjithmonë një pazar të mirë të interesave të aksionarëve minoritarë.

BP bën sot një eksperiencë të hidhur. Së dyti të ardhurit e rinj kanë preferuar gjithmonë lidhjet personale.

Pasi u zunë për tregun e aluminit Deripaska dhe Vekselberg janë lidhur prapë. Rrjeti më i mirë për këta biznesmenë është telefoni mobil.

Gjithashtu këta burra të prerë në të njëjtin kallëp aventurier, totalisht pa lidhje me kulturën anglo-saksone, me transparencën dhe qeverisjen e mirë, mësuan të njohin mënyrën e funksionimit të kapitalizmit perëndimor .

Të bësh afera me të huaj duhet para së gjithash të mbash mirë lidhjet. Kështu në sektorin e arit, Abramovitch u lidh me gjigantin kanadez Barrik Gold dhe me dinastinë financiare skoceze Fleming.

Deripaska është i afërt me Nathaniel Pothschild, më të pasurin e pinjollëve të familjes angleze. Në panairin e tij rrëmbyes me BP ,Fridman ka mobilizuar kontaktet e tij politike me Lord Hurd ministri i vjetër i punëve të jashtme dhe Lord Powell ish këshilltar diplomatik i Margaret Thetcher.

Mbi të gjitha si sheikët arabë ose si grekët para tyre të ardhurit e rinj rekrutojnë elementet më të mira të qytetit.

Në fund përveç Boris Berezovski armiku publik numër një i Kremlinit,këta ndërmarrës ish patriot, kanë pasur mardhënie të mira me pushtetin moskovit.

Ata dinë të ecin perfekt mbi litarin e shtirë midis komploteve politike ruse, të provojnë luajalitetin e tyre dhe të luajnë me profil të ulët. Ata nuk kanë harruar si bëhen punët në Rusi ku kufijtë brenda shtetit dhe qendra e aferave janë më të turbullta se kurrë.

Ndonjëherë kundërshtarët i akuzojnë se janë gjithmonë nëndetëse të Kremlinit dhe veprojnë gjithmonë si të komanduar për llogari të dirigjentëve rusë.

Grupeve Gazprom dhe Rosneft u intereson se çfarë po ndodh tani me të pafatin TNK-BP.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori