Oskar Agudo, një arkitekt i suksesshëm që ka dizajnuar gjithçka, nga blloqet e apartamenteve të stadiumet e futbollit përgjatë bregut mesdhetar të Spanjës, tani po e mban biznesin gjallë më së shumti duke vlerësuar shtëpitë që kanë ndërruar pronarë dhe duke analizuar vlerat e pasurive të paluajtshme nëpër gjyqe.
Në më pak se një vit, Spanja ka kaluar nga rritja e fortë ekonomike te rënia e menjëhershme, teksa kriza e tregut të banesave, rritja e çmimeve të energjisë dhe kriza financiare globale i ka shkaktuar shqetësime të forta ekonomisë së vendit.
"Sa më shumë të zgjasë kriza", thotë Agudo, "aq më e vështirë do të jetë harrimi i së shkuarës".
Mund të jetë çasti që Spanja të kërkojë një të ardhme tjetër. Afeksioni i këtij vendi me ndërtimin e ktheu në një emblemë të kësaj industrie për mbarë Evropën, madje më shumë se në Gjermani, lokomotivën e ekonomisë evropiane, ku nevoja për ndërtim në pjesën Lindore shkaktoi një bum të vërtetë pas viteve nëntëdhjetë.
Por tani, me sektorët elitare të industrisë në vështirësi të mëdha, spanjollët po ekzaminojnë thelbin e modelit të tyre ekonomik që deri pak kohë më parë dukej i shkëlqyer. Të mërkurën kryeministri HoseLuis RodrÃgez Zapatero kërkoi mbledhjen urgjent të kabinetit për përcaktimin e politikave të reagimit ndaj një ekonomie që po lëshon një rrjedhë të gjatë lajmesh të këqija.
Sipas të dhënave të lëshuara, po atë ditë u mësua se inflacioni u rrit në 5.3 përqind në korrik, krahasuar me një vit më parë (norma më e lartë që prej 15 vjetësh), duke dhënë provën e pakundërshtueshme që çmimet po shkojnë në qiell edhe pse vendi po rrëshqet në recesion.
"Nuk mund ta kërkojmë rritjen ekonomike vetëm te pasuria e paluajtshme dhe ndërtimi", thotë Hoze Manuel Kampa, profesor finance në Universitetin e Navarrës. "Duhet të prodhojmë produkte dhe shërbime, të cilat të mund t‘i shesim në gjithë botën".
"Pyetja është", thotë Kampa, "a mund të arrihet diçka e tillë brenda 18 muajve të ardhshëm?".
Me shumë gjasa jo, që është edhe arsyeja për të cilën Spanja do vuajë më shumë nga të tjerët, nga rënia aktuale ekonomike. Jo vetëm që e ka luajtur deri në fund lojën e tregut të pasurisë së patundshme, por po ndjen vorbullën e pamëshirshme të krizës globale financiare, që po i përkeqëson gjërat me ritme të përshpejtuara.
Ndërtimi i shtëpive të reja arriti pikun me shifrën 900 mijë vitin e shkuar, që ka të ngjarë të përgjysmohet për këtë vit, tha së fundmi Ministri i Ekonomisë Pedro Solbes. Çmimet e banesave ranë 4 përqind gjatë tre mujorit të dytë dhe shumica e ekonomistëve thonë se presin stanjacion të çmimeve të pronave të paluajtshme për vite të tëra.
Zapatero përdori pa qejf fjalën "krizë", për të përshkruar gjendjen e vendit muajin e shkuar, duke i lënë shumë të pakënaqur spanjollët, që nuk vuajnë ndonjë recesion domethënës ekonomik, që nga kthesa e madhe, e cila pasoi Lojërat Olimpike të Barcelonës në vitin 1992.
Këtu, në Kosta del Sol, ku krerët e botës së biznesit presin që gjendja të mbetet e pandryshueshme ose të përkeqësohet deri në fund të vitit, dielli ende shkëlqen. Por ajo që pritet të vijë më pas nuk ka dyshim se është e vranët.
Manuel Esijas, ndërtues nga Malaga, vendlindja e Pablo Pikasos, e ka parë ciklin të prekë pikën më të lartë dhe të nisë rënien në Kosta del Sol.
Firma e tij e ndërtimit numëronte 66 punonjës, por që të gjithë mbetën pa punë në mars, kur një prej klientëve kryesorë të Esijasit falimentoi. Për kontrata të reja as që bëhet fjalë, ndërkohë që partnerët e mëparshëm, edhe këta me sa duket të zhytur në probleme, i detyrohen 402 mijë dollarë.
"Shumë prej këtyre kompanive janë zhdukur", thotë Esijas. "Thjesht nuk arrij t‘i gjej më".
Qeveria spanjolle pret që norma e papunësisë, e cila ishte 8 përqind vitin që shkoi, të ngrihet në 12.5 përqind gjatë vitit 2009, një rezultat i drejtpërdrejt i falimentimeve në masë në industrinë e ndërtimit. Dukuria po përhapet me shpejtësi në industritë mbështetëse: "Roca", prodhues pajisjesh për banja, së fundmi u detyrua të pushojë 400 punonjës.
Kompania financuese "Constru España" gjithashtu po e ndjen klimën e rënduar, siç dëshmon Kristina Gomez.
30-vjeçarja i mbijetoi fushatës së pushimeve të agjentëve në kompani, por për tre muajt e fundit nuk ka arritur të shesë asgjë. Është në negociata e sipër për shitjen e një vile në Mirabela, por duke qenë se çmimi i saj është ulur me 20 përqind, përfitimi nga komisioni do të jetë shumë i vogël. Ndërkaq është përpjekur t‘i bëjë vetë ballë situatës.
Gomez, nënë e dy fëmijëve shiti automjetin BMW dhe një motor. Tani shkon në punë me autobus. Ka pakësuar gjithashtu çdo shpenzim personal, që fëmijëve t‘u blejë librat shkollorë dhe gjithçka tjetër që u nevojitet. "Po të vazhdojë kështu", thotë nga pas skrivanisë në zyrën me pak orendi, "shpejt do marrim fund".
Spanjollët po shtrydhen jo vetëm nga eksesi i tyre, por edhe nga problemet që vijnë prej rrënimit të tregut të kredive të banesave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kreditë spanjolle kanë rata të variueshme në varësi të kontratës vjetore Euribor, një koeficient fiks për bankat e 15 vendeve Evropiane, i cili është rritur shumë gjatë këtij viti. Mes bankierëve ka zënë vend dyshimi se kredimarrësit, shumë prej të cilëve kanë vënë baste të këqija në tregun amerikan të kredive, nëpër bilance kanë humbje të forta të pa publikuara, të cilat mund t‘u shkaktojnë miliarda humbje, madje edhe t‘i falimentojnë.
Njerëz si arkitekti Agudo e paguajnë shtrenjtë këtë mungesë besimi. Rata e kredisë në një prej pronave të tij është rritur 750 euro në muaj, nga 600 që ishte më parë, duke i thithur të gjitha të ardhurat që ka në dispozicion. Thotë se tashmë darkat jashtë janë harruar.
Tani 38-vjeçari thotë se të gjitha parashikimit që dëgjon nuk bëjnë gjë tjetër veç i shtojnë frikën. Mbi të gjitha, ishte ende student, kur biznesi nisi të lulëzonte në Spanjë në fillim të viteve nëntëdhjetë.
"Kjo është kriza e parë që shoh me sytë e mi", thotë Agudo./Sh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe