LAJMI I FUNDIT:

Rusia rikthehet në një rrezik të madh

Rusia shkatërroi me tre ditë përpjekjen e dhjetëra vjetëve, për bindjen se vendi ishte stabil dhe qeveria e saj e parashikueshme.

Investitorët perëndimorë tani kanë pse të meditojnë. Sido që të jetë rezultati I luftës në Gjeorgji, tregon se Rusia ka mbetur jostabile.

Supozojmë një skenar konflikti të shkurtër ku Rusia do të pranonte një ndërmjetësim perëndimore duke mbajtur trupat e saj në Osetinë e jugut dhe Abkazi, duke i tërhequr nga pjesa tjetër e Gjeorgjisë dhe do të jepte një marrëveshje negociatave ndërkombëtare.


Në të kundërt Gjeorgjia do të hiqte dorë nga operacionet militare dhe projekteve për të marrë në dorë Osetinë, do të ishin harruar.

Do të kishim një lehtësim të madh dhe investitorët mund të riktheheshin tek bizneset e tyre, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Por edhe sikur të ndodhte ky skenar i mirë, nuk do të kthehej më kurrë besimi.

Indikatori i bursës ruse ishte në ulje për shkak të inflacionit galopant dhe të tentativave në rritje të qeverisë për tu përzierë sërish në aferat e ndërmarrjeve më të mëdha të vendit.

Ky tregues ka rënë 25% që nga fillimi i këtij viti dhe nuk mund ta marrë veten shpejt.

Por ekziston dhe një skenar tjetër, i një konflikti më të gjatë, ku Rusia do të mbante trupat e saj brenda dy enklavave dhe në pjesën tjetër të Gjeorgjisë dhe do të tentonte të instalohej në Tbilisi një qeveri mike.

Gjeorgjia do të hynte në rezistencë të shpejtë ndaj terrorizmit rus.

Vendet perëndimore do të hezitonin të vendosnin sanksione ekonomike por ndërmarrjet e tyre do të kishin një prezencë të rëndësishme në Rusi dhe do të rigjendeshin si pengje të klimës politike.

Kështu për investitorët mesazhi ngelet I qartë : Rusia është bërë një rrezik I madh. (Le Monde)