Në konferencën ndërkombëtare të donatorëve, të mbajtur me 11 korrik 2008 në Bruksel, Kosovës iu zotua ndihma financiare prej 1.2 miliardë eurosh. Rreth 400 milionë dollarë i premtuan SHBA-të, e të tjerat kryesisht vendet nga BE-ja. Donacionin më të madh nga Bashkimi Europian e premtoi Gjermania 100 milion euro.
Kryeministri Hashim Thaçi këtë e festoi si një hap të madh kinse krejt këto donacione do të jenë të dedikuara për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Gjoja se këto para do të shërbejnë për ta luftuar papunësinë e madhe dhe mjerimin social-ekonomik që e ka pllakosur Kosovën.
Mirëpo, këto zotime janë të ndërtuara prej rëre sepse:
– Gati 1/3 e këtyre parave nuk arrijnë fare në Kosovë, për shkak se plani i Ahtisaarit e obligon Kosovën që të paguaj borxh të jashtëm, barrë kjo që Kosovës i vëhet që nga të qenit e saj pjesë e ish Jugosllavisë.
– Një pjesë e konsiderueshme e këtyre parave do të hyjnë nëpër gjepat e misionarëve dhe nëpunësve ndërkombëtarë dhe strukturave të tyre. Se sa të pangopur janë përpindëshit ndërkombëtarë tregon një bilanc i shkurtër që pasqyron shpenzimet e UNMIK-ut prej vitit 1999 e gjer tani. Për misionin e OKB-së në Kosovë që prej 1999 kanë punuar 70.663 punëtorë për të cilët janë shpenzuar 2.5 miliard euro (35.000 euro për secilin punëtor!). Po në këtë kohë nga Brukseli arritën edhe 2 miliard euro ndihma financiare. Thelbi i kësaj pune është që këto para kurrë nuk arritën deri tek qytetarët e Kosovës!
– Tani edhe misionit të EULEX-it i nevojiten para për vete por edhe për ndërmarrjet e ndryshme nga Evropa që ai i përfaqëson. Këtu vlen të përmendet gjiganti energjetik RWE i cili është në luftë me konkurrentët tjerë për të fituar të drejtën për realizimin e projektit Kosova C (privatizimin e sektorit energjetik dhe përvetësimin e rezervave të linjitit në Kosovë). Me projektin për privatizimin e sektorit energjetik RWE ka paraparë eleminimin e vendeve të punës dhe rritje të prodhimit me rroga konstante të punëtorëve. Këto janë kriteret e famshe të BE-së që nuk njohin asnjë detyrim social. Mosndërlidhja e shtetit me obligimet sociale është baza për tregti në BE, kurse dokumenti që e normon këtë gjë është Traktati i Lisbonës. Ndihmë ka vetëm kur investitori i ka të garantuara përfitimet e mëdha kapitale.
– Në Kosovë këtë mund ta shohim edhe në të ashtuquajturin “Program për zhvillim infrastrukturor”. Ky program nuk parasheh investimet emergjente në sistemin shëndetësor publik, por përkundrazi, UNMIK-u dhe EULEX-i përshëndesin dhe i përkrahin ndërtimet e një klinike private në afërsi të QKU-së në Prishtinë. Kolabracionistët e pasuruar pas 1999 dhe misionarët ndërkombëtarë e dinë mirë që mund të blejnë medikamente të shtrenjta dhe t’i mundësojnë vetes trajtime speciale shëndetësore, kështu që përfundojnë se kush nuk ka para duhet të vdes më herët. Edhe kjo ndihmë financiare nga konferenca e donatorëve do të vazhdojë t’i ushqejë apetitet e neo-liberalizmit në Kosovë. Këto para nuk do të arrijnë deri te populli dhe te nevojat e tij, por ato do të shpenzohen nga misione të panevojshme ndërkombëtare nga investitorët e caktuar grabitqarë si dhe nga një klikë e vogël kolabracionistësh vendorë të cilët veten e quajnë politikanë. Për fund themi se, kompetencat për të manovruar me këto para do t’i ketë misioni nga Evropa, gjë që e përjashton popullin si faktor vendimmarrës për sa i përket çeshtjes se çka do të ndodh me këto para. /NOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe