Kostot e prodhimit janë vendimtare për koncernin Adidas që i prodhon mallrat e tij në Kinë. Firmat kineze po mundohen ta kapërcejnë fazën kritike të zhvillimit të ekonomisë kineze pa rrezikuar që të humbasin porositë.
Çdo ditë në provincën Guangdong mbyllen fabrika, sepse nuk i përballojnë dot kostot e larta. Marrëveshjet, që furnizuesit i kanë bërë jo më shumë se para një viti me rrjetet tregtare si Carrefour apo Walmart, nuk mund t’i përmbushin më, sepse për shkak të rritjes së çmimeve të lëndeve të para, rritjes së vlerës së Juanit si dhe ndryshimeve në taksacionin e eksporteve nuk mbulohen shpenzimet e prodhimit.
Ajo që analistët e përshkruajnë si një proces të natyrshëm pjekurie të çdo ekonomie eksporti, për sipërmarrjet dhe punëtorët do të thotë shpesh tragjedi.
Edhe furnizuesi i Adidasit Apache në qytetin Qingyuan ka vështirësi të mëdha.
ndustria e këpucëve kërkon një mënyrë shumë intensive prodhimi. Rreth 17.000 punëtorë prodhojnë çdo ditë 1,2 milionë palë këpucë. Manaxheri Charles Yang e di se në vendet fqinje aziatike paguhen paga shumë më të ulëta. Prandaj ai duhet të gjejë rrugë për të shtuar fitimin. Apache i ka spostuar një pjesë të madhe të qepjeve në të ashtuquajtura fabrika satelite në rajonet me paga të ulëta.
"Një tjetër hap i rëndësishëm që duhet të bëjmë, është automatizimi. Vetçm në qoftë se mund ta ofroj të njëjtin prodhim me vetëm 50-60% të personelit të deritanishëm, jam në gjendje të rezistoj më shumë," – sqaron Charles Yang.
Koncernet kineze po hapin filiale në Indi
Manaxheri Yang llogarit, që Kina do t’i ndjejë pasojat e rënies ekonomike në SHBA dhe pjesë të Evropës edhe pas një viti. Ky hendek duhet kaluar. Sipërmarrja tajvaneze Apache ka kaluar në ofensivë dhe ka hapur një fabrikë në Indi. Ndërsa punëtorët kinezë fitojnë mesatarisht 130 EUR, në Indi Apache u paguan punëtorëve nga 30 deri në 65 EUR në muaj. Charles Yang llogarit, që deri në vitin 2012 Apache do ta prodhojë gjysmën e porosive për Adidasin në Kinë dhe në gjysmën tjetër në Indi.
E ardhme e sigurt për punëtorët e kualifikuar kinezë
Punëtorët kinezë nuk do të jenë në të ardhmen të papunë, por do të kryejnë hapa të komplikuar prodhimi. "Kina do të mbetet baza më e madhe e prodhimit dhe kjo vlen për shumë prodhues. Disiplina e punës dhe përvoja, që kanë fituar punonjësit në industrinë ketu. Kina ka se ç’ofron. India avancon shpejt, por ky vend duhet të bëjë një herë kalimin nga këpucët për kohën e lirë, deri te këpucët sportive speciale. Kina do të ofrojë në të ardhmen më shumë produkte High-End, ndërsa India do të prodhojë modelet ekonomike." – thotë Charles Yang.
Kina do të mbetet një nga prodhuesit më të mëdhenj në Azi
Muajt e fundit bënë sensacion pohimet e kryesisë së koncernit, se Adidasi do t’i zhvendoste pjesë të prodhimit nga Kina në vendet aziatike fqinjë. Kjo prirje nuk mund të ndalet. Por William Anderson i Adidasit është i bindur se Kina do të mbetet një nga furnizuesit më të mëdhenj në Azi: "Ne prodhojmë prej vitesh në 20 shtete të ndryshme të Azisë. Por Kina, Indonezia dhe Vietnami janë tri pikat më të rëndësishme të prodhimit të këpucëve. Prej pak kohësh këtu bën pjesë edhe India. Paralelisht me to prodhojmë në shumë vende të tjera, ky është rezultati i kufizimeve të tregtisë dhe të doganave në të kaluarën. Kjo do të thotë se ne prodhojmë prej më shumë se një dhjetëvjeçari në disa vende njëkohësisht. Nqs do të bëja një parashikim Kina do të mbetet pa dyshim një nga vendet tona prodhuese kryesore, pastaj vijon Indonezia, Vietnami, po ku ndoshta tregu i pordhimit nuk shtohet aq shpejt dhe më pas vijnë vende të tjera, si p.sh. India."
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

LBK: Rritja e tarifave të energjisë – goditje e rëndë për bizneset dhe ekonominë e Kosovës

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe