Rezervat energjetike dhe çmimet e larta të lëndës djegëse vazhdojnë të jenë ndër çështjet kryesore të fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.
Kandidati demokrat për president, Barak Obama thotë tani se është pro shfrytëzimit të një pjese të rezervave strategjike kombëtare të naftës për të ulur çmimin e karburantit, megjithëse ai vetë e ka kundërshtuar këtë ide në të kaluarën.
Senatori Obama mbajti të hënën një fjalim në shtetin Miçigan, ku pritet të zhvillohet një garë e fortë në zgjedhjet e përgjithshme presidenciale të nëntorit, me kandidatin republikan Xhon Mekein. Zoti Obama propozoi që qeveria të shiste 70 milionë fuçi nafte nga rezerva strategjike për të ndihmuar në uljen e çmimeve të karburantit për konsumatorët, megjithëse vetë ai e ka kundërshtuar një ide të tillë në të kaluarën.
Zoti Obama akuzoi rivalin e tij republikan, Senatorin Mekein se është pjesë e dështimit të Shteteve të Bashkuara për të çliruar veten nga vartësia tek nafta e huaj gjatë 3 dekadave të fundit. Ai shprehu mbështetje për shpime të kufizuara në det, në kuadër të një pakete të përgjithshme energjetike që do të përfshinte shtimin e mbështetjes për burime alternative energjie, gjë që e mbështet edhe zoti Mekein:
"Nuk mund të bëjmë sikur me këto shpime në det do ta nxjerrim veten nga problemi, siç pretendon Senatori Mekein. Na nevojiten zgjidhje shumë më të mëdha dhe më të guximshme. Duhet të ndërmarrim një angazhim serioz, mbarëkombëtar për të zhvilluar burimet e reja energjetike dhe këtë duhet ta bëjmë pa vonesë, duke filluar që tani".
Senatori Mekein mbështet idenë e zgjerimit të shpimeve në det dhe shtimin e peshës së energjisë bërthamore në përmbushjen e nevojave të Shteteve të Bashkuara për energji. Zoti Mekein i bëri thirrje Senator Obamës të angazhohet për të mobilizuar Kongresin që të rikthehet nga pushimet për një sesion mbi çështjet energjetike:
"I bëj thirrje Senator Obamës të nxisë Kongresin të kthehet në Uashington për punë, të pezullojë pushimet dhe të merret me çështjet energjetike të Amerikës dhe të mos largohet nga puna derisa të zgjidhet ky problem".
Anketat e opinionit tregojnë se ekonomia dhe çmimet e karburantit janë në krye të listës së shqetësimeve të votuesve. Sipas anketimeve të fundit rezulton se zgjedhësit janë të gatshëm të tërhiqen nga disa angazhime pro mjedisit dhe gjithnjë e më shumë po mbështesin shpime të reja në det.
Çështje të tjera të rëndësishme në këtë fushatë janë lufta në Irak, lufta e përgjithshme kundër terrorizmit dhe rritja e kostos së kujdesit shëndetësor. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online
Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh