Sipas një raporti të realizuar nga Forumi Ekonomik Botëror për vitin 2007, Shqipëria renditet e fundit në rajon për turizëm. Janë një sërë faktorësh në të cilët vendi ynë paraqitet poshtë fqinjëve, të cilët janë tejet të përparuar për sa i përket shërbimeve që mund të ofrojnë. Një nga pjesët në të cilat vendi paraqitet më dobët, si edhe në çdo raport tjetër të ndërkombëtarëve, është klima e biznesit dhe infrastruktura. Në krahasimin me 124 vende të botës, renditemi në vend të 114, poshtë gjithë vendeve fqinje. Kroacia mbetet vendi me treguesit më të mirë të turizmit në rajon, duke u ndjekur nga Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia. Nëse i referohemi buxhetit të turizmit për tre vitet e fundit, fondet të cilat janë hedhur në këtë sektor janë sa një projekt kullimi i Bankës Botërore në zonën e Myzeqesë. Kështu, në vitin 2006 nga Ministria e Turizmit janë hedhur 10 milionë lekë investime për turizmin, në vitin 2007 fondi ka rezultuar 25 milionë lekë, ndërsa në këtë vit llogaritet që fondi nga kjo ministri të shkojë në 37 milionë lekë.
Vizitorët e huaj në Shqipëri, vetëm për turizëm aventure
Agjencitë turistike bëjnë të ditur se pjesa dërrmuese e turistëve të huaja që vizitojnë Shqipërinë, kategorizohen kryesisht në grupin e aventurierëve. Pra, Shqipëria mbetet për ta një destinacion turistik për t’u zbuluar, sesa një vend ku mund të kesh çdo kusht të nevojshëm për të kaluar pushime të qeta me një kosto të lirë. Një fakt i tillë do të jetë prezent për shumë kohë sipas specialistëve të këtij sektori, duke patur parasysh faktin se ende ne, nuk mund të jemi agresivë në marketing pasi vendi ofron kushte të kufizuara në akomodim. Një nga projektet e të ardhmes është pajtimi i një firme prestigjioze nga ana e qeverisë, e cila mund të bëjë promovimin e vendit në tregjet ndërkombëtare, ku marketingu i turizmit është nga më agresivët dhe njëkohësit, tërësisht një art i zhvilluar e i përsosur në dekada të tëra. Kategoria kryesore e atyre që mund të quhen si turistë që zgjedhin Shqipërinë, janë shqiptarët etnikë, ku futen kosovarët, shqiptarët e Maqedonisë dhe ata të Malit të Zi, si dhe një pjesë e madhe e emigrantëve që tashmë janë rezidentë në vende të tjera.
Turizmi jashtë vendit, moda e re e pushuesve shqiptarë
Shpenzimet për turizëm jashtë vendit tonë po rriten gati me të njëjtat ritme sa edhe hyrjet valutore nga turizmi brenda vendit. Për shqiptarët që pushojnë jashtë, destinacionet kryesore janë Turqia, Mali i Zi, Egjipti dhe gjithashtu edhe Europa Perëndimore. Hyrjet nga turizmi në ekonominë vendase dhe shpenzimet për turizëm jashtë vendit po rriten pothuajse me të njëjtat ritme. Gjatë periudhës janar-mars të këtij viti, prej hyrje-daljeve nga Shqipëria për qëllime turizmi janë fituar vetëm 7 milionë euro. Pasi nga 221 milionë eurot që kanë hyrë në ekonominë vendase si prurje nga turizmi, 214 milionë euro janë harxhuar nga shqiptarët në udhëtimet jashtë vendit ose 21 për qind më shumë se një vit më parë. Kjo rritje vihet re në të ardhurat e siguruara nga shërbimet e ofruara udhëtarëve jorezidentë që vizitojnë Shqipërinë për qëllime biznesi dhe personale. Të pushosh jashtë për krishtlindje dhe gjatë verës po shndërrohet në traditë tashmë për shqiptarët. /Gazeta Albania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë