Aktivizimi i kompanive private në sektorin e naftës bruto ka rritur prodhimin. Shtohen edhe fitimet neto.
Prodhimi i naftës bruto në Shqipëri pësoi rritje të konsiderueshme gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, si pasojë e hyrjes në fazën e prodhimit të disa kompanive të reja që gjatë vitit të kaluar qenë ende në fazën e investimit.
Vetëm në fushën e Patos-Marinzës, e cila është fusha më e rëndësishme naftëmbajtëse e Shqipërisë, prodhimi gjatë tremujorit të dytë të këtij viti arriti në rreth 1 mijë tonë në ditë, ose 5800 fuçi. Një vit më parë, prodhimi në këtë fushë qe 5200 fuçi në ditë. Gjatë muajve të fundit, 42 puse ekzistuese janë rivënë në punë.
Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria prodhoi 560 mijë tonë naftë. Rreth gjysma e prodhimit u realizua nga kompania nën pronësi publike “Albpetrol”, ndërsa pjesa tjetër u prodhua nga kompanitë koncesionare. Këtë vit, numri i kompanive që operojnë në këtë sektor pritet të rritet në katër.
Fluturon edhe çmimi
Si pasojë e rritjes së çmimeve të naftës në tregun ndërkombëtar, edhe nafta shqiptare është shtrenjtuar. Të dhëna nga kompani private tregojnë se çmimi i naftës bruto shqiptare në qershor arriti në 70 dollarë për fuçi, ndërsa për tremujorin e dytë të këtij viti, çmimi mesatar qe 64 dollarë për fuçi.
Nafta shqiptare konsiderohet si naftë e cilësisë së ulët. Çmimi i saj varion në 50-60% e çmimit të naftës bruto në Bursën e Londrës. Një pjesë e naftës së prodhuar në Shqipëri rafinohet aktualisht nga Rafineria e Ballshit, ndërsa pjesa tjetër, eksportohet në drejtim të Italisë e vendeve të tjera. Që nga janari i këtij viti, “ARMO” pranoi ta blejë naftën e prodhuar privatisht në vend, me çmim më të lartë nga sa ofrohej nga rafineritë në Itali.
Por qeveria është e pakënaqur
Të gjitha statistikat nga sektori i naftës flasin për rritje. Prodhimi, çmimet e eksportit janë rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, por Buxheti i Shtetit nuk po ndjen lezetin e këtyre parave. Kompania shtetërore e naftës “ARMO”, realizonte fitime të ulëta deri para privatizimit, e për pasojë paguante pak për buxhetin e shtetit.
Ministri i Financave, Ridvan Bode hodhi dyshime për evazion fiskal në sektorin e koncesionarëve, duke përmendur koncesionet e naftës si më problematiket. Bode tha se, “tatimet po pranojnë deklarimet e kompanive për çmime shumë më të ulëta nga ato të bursave ndërkombëtare”.
Nuk ka edhe shumë naftë nën tokë
Pavarësisht lajmeve pozitive, ekspertët e fushës thonë se nafta në nëntokën shqiptare është drejt shterimit. Burimi i Patos-Marinzës, i cili është burimi më i rëndësishëm i naftës në kontinentin europian, pritet të shterojë me normat aktuale të shfrytëzimit rreth vitit 2025, tre-katër vjet pas mbarimit të kontratës koncesionare ekzistuese. Vetëm një zhvillim i konsiderueshëm teknologjik mund të mbajë në punë edhe për shumë kohë puset shqiptare. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë