Shumë shpesh, akuzat dhe kundërakuzat politike në Shqipëri, të sjellin ndër mend një dramë të shkrimtarit francez Eugene Ionesco me titull “Këngëtarja tullace”. Kjo dramë e absurdit, është konsideruar gjithashtu edhe si “komedia e komedisë”. Përmes diskutimeve njerëzore tregon ngjarje boshe dhe pa pikë kuptimi, por që në shumë mënyra, janë dëfryese. Vetë grupi teatral francez që e vuri në skenë këtë dramë, fillimisht e paraqiti si parodi, por më pas e kuptoi se kishte efekt më të madh si dramë serioze.
***
Gjatë ditëve të fundit, ka patur shumë debat mes politikës mbi çështje shifrash e çmimesh. Kryeministri iu rikthye manisë së tij të vjetër të “rritjes dyshifrore”, me të cilën ka një histori të famshme me GDP-në e vitit ’96. Qeveritarët e tij i hynë valës së krahasimeve me vitin 2005.
“Sot kemi 95% turistë më shumë se në 2005”, thotë Ministri i Turizmit, etj. “Ndërtimi është rritur me 47%”, thotë qeveria. “Qeveria rrit taksat e shtëpive për tiranasit”, shkruan “Zëri i Popullit”, duke iu referuar një vendimi të kërkuar nga Bashkia e Tiranës. “Eksportet janë rritur me 49%”, thotë qeveria. “Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 30%”, deklaron Operatori i Sistemit të Shpërndarjes.
Vala e shifrave është shumë e madhe. Opozitarët nxitojnë të reagojnë duke dhënë shifra po kaq absurde. “Fshatari shqiptar është tre herë më i varfër se ai maqedonas”, thotë një socialist. “Çmimi i dritave në Shqipëri është më i ulëti në rajon”, deklaroi një “Institut Kërkimor” në Tiranë. “Është më i larti në rajon”, deklaroi një zyrtar i LSI. “Është as i lartë e as i ulët”, mund të thotë çdo i papunë, që sipas një shprehjeje të urtë e jona, “diçka e di përderisa rri kot”.
Ionesko e paraqiti dramën e tij si një absurd i jetës së përditshme. Protagonistët e dramës janë njerëz të zakonshëm. Ndryshe, protagonistët e absurdit shqiptar janë “paria e kombit”. Ata përfaqësojnë kulmin e zhvillimit të shoqërisë shqiptare. Dhe janë konkurrentë të denjë me personazhet e Ioneskos.
Disa ditë më parë, gazeta “Shekulli” publikoi një lajm, bazuar mbi një dokument që mban poshtë firmën e Ministrit të Ekonomisë. Lajmi bënte të ditur se strategjia antikrizë e qeverisë për problemin e dritave, përfshinte një rritje të çmimit të energjisë prej 44% e programuar për vitin 2009.
Vetë artikullshkruesi, e ka të qartë se strategji të tilla varen nga fakti nëse qeveria e sotme do të rrisë çmimet para zgjedhjeve. Nuk do të guxojë, sido që rritja e çmimeve mbetet zgjidhja e vetme. Por artikullshkruesi, nuk u besoi dot veshëve kur dëgjoi Ministrinë e Ekonomisë duke përgënjeshtruar dokumentin që kishte prodhuar vetë. Shpjegimi i kësaj kontradikte, është më i thjeshtë nga sa duket: Qeveria nuk e ka lexuar fare dokumentin që ka firmosur.
***
Nuk është mirë të humbasësh kohë duke verifikuar vërtetësinë e shifrave dhe konkluzioneve të pafundme të hedhura çdo ditë me bollëk. Shqipëria nuk ka institucione kërkimore që të kryejnë analiza serioze mbi problemet e vendit. Pa statistika, me ekonomi informale në shkallë të gjerë dhe me transparencë minimale nga biznesi dhe qeveria, është e pamundur të pretendohet për raporte serioze.
Raportet referencë për median dhe politikën hartohen nga të huajt, të cilët kanë një konflikt interesi mes nevojës për të thënë të vërtetën dhe nevojës për të vijuar projektin. Për këtë arsye, pyetja më e rëndësishme është: Pse politika shqiptare është kaq e fiksuar me shifra?! Në politikën perëndimore, zakonisht thuhet se ekonomia dhe shifrat nuk janë seksi për debatet politike. Populli nuk i kupton dhe nuk i ndjek debatet e mërzitshme mbi aludimet ekonomike për një të ardhme të largët.
Qytetarët e kanë të vështirë të kuptojnë lidhjen mes rritjes së GDP-së me 0.1% dhe të ardhurave të tyre. Për këtë arsye, politika përpiqet të fitojë vëmendjen e publikut me tema më të debatueshme, e i hyn sherrit për abortin, të drejtat e emigrantëve, eutanazisë, homoseksualitetit etj. Këto tema, kaq popullore në politikën e perëndimit, nuk ekzistojnë në Shqipëri.
Fiksimi i politikës me shifrat e ulje/ngritjes ekonomike meriton me të vërtetë një studim sociologjik. Ndoshta është fakti se shkolla origjinë e politikës së sotme shqiptare, shkolla komuniste, qe e mbushur me krahasime me vitin 1938. Ndoshta është fakti se politika e sotme përbën një oligopol në debatin publik si dhe në menaxhimin e vendit. Pa sindikata, pa universitete si institucione debati, pa shoqëri civile e pa grupe interesi, politika i kryen të gjitha funksionet e mësipërme njëherësh. Dhe deri më sot ajo nuk është përballur me mungesën e vëmendjes publike.
Në një vend ku pasurimi apo varfërimi lidhen drejtpërsëdrejti me aktivitetin politik dhe ku ka vetëm 400 mijë të punësuar në një popullatë prej 1.7 milionë maxhorenësh, ka me bollëk njerëz që kanë kohë për të humbur duke ndjekur debatin absurd. Ka shumë gjasa që Ionesko do ta konsideronte veprën e tij tërësisht të pavlerë si shprehje e absurdit njerëzor, në rast se do të jetonte në Shqipërinë e ditëve tona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
DFC, Fondi shtetëror amerikan për zhvillim, investon në Gjirafa
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Harroni stresin – Ky vend do të bëhet arratisja juaj e preferuar!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë