LAJMI I FUNDIT:

Fotografimi i foshnjave

Fotografimi i foshnjave

Iu sjellim disa rregulla të thjeshta të cilat u rekomandojmë për fotografitë e parë të fëmijës. E për fillim iu rekomandojmë që të shfrytëzoni kohën e mirë për të fotografuar fëmijët...

Fëmijët gjithmonë janë interesantë për t’u fotografuar, por shumica e njerëzve nuk e dinë se fëmijët e porsalindur nuk guxojnë t’i fotografojnë me blic.

Pse? Nëse iu kujtohet që shkrepja e blicit të aparatit ua lë një dritë ndriçuese në sy, atëherë mund ta merrni me mend se çfarë shoku është ky për fëmijën dhe pamjen e tyre, e cila ende nuk është zhvilluar sa duhet.

Rekomandohet që blicin ta përdorni vetëm pas gjashtë muajsh të jetës. Mirëpo, që deri atëherë të mos mbeteni pa asnjë fotografi, gjithmonë mund të përdorni dritën e ditës.

Siç po e shihni, drita e difuzeve është më e mira për incizim. Vetëm do të duheni të rrisni ndjeshmërinë dhe të zgjatni ekspozimin për të bërë një fotografi të ndriçuar si duhet.


Mos e zgjoni fëmijën për ta fotografuar më mirë, sepse në të shumtën e rasteve do ta bëni të qajë ngase do të frikësohet.

Kur të kalojë koha e caktuar dhe kur fëmija të adoptohet në dritë, atëherë mund të përdorni blicin. Edhe pse jo në masë të madhe dhe jo shumë në afërsi. Nëse keni blic shtesë në fotoaparat i cili ka edhe kokë lëvizëse, përdorni ndriçimin indirekt, do të thotë drejtoni blicin anash apo në murin prapa jush. Mirëpo, nëse nuk keni mundësi të tilla, gjithmonë përdorni dritën ditore.

Sa i përket zgjidhjes së pajisjeve fotografike, mos e komplikoni, secilin objektiv mund ta përdorni, është me rëndësi që në fund të keni fotografi me të cilat do të jeni të kënaqur, e posaçërisht e ëma e fëmijës. /Telegrafi/