Nevojiten:
* 400 g patate të ziera e të ftohura
* 75 g miell
* arrë muskate e freskët
* vaj për kallëp
Për mbushje:
* 350 g spinaq
* 2 thelpinj hudhre
* 1 lugë gjalpë
* 2 dl ajkë e ëmbël
* 200 g djathë gorgonzole
* 2 ve
* 2 lugë fara luledielli
* kripë, piper i zi
Qërohen patatet e ziera e të ftohura dhe ndrydhen si për pure, shtohen mielli, arra muskate, kripa e piperi. Zihet një brumë dhe shtrihet në formë rrethi, qitet në kallëp të rrumbullakët me perimetër prej 26 cm.
Për mbushje: pastrohet spinaqi. Vihet në zjarr uji i kripur dhe, kur të vlojë, qitet në të spinaqi. Vlohet shkurt, sa për t’u zbutur. Hudhra qërohet dhe pritet. Spinaqi kullohet dhe, kur të ftohet pak, gri het trash dhe shtrydhet mes shuplakave të duarve, në mënyrë që të mbetet sa më pak lagështi.
Nxehet gjalpi, qiten në të spinaqi e hudhra, përzihen për 2 minuta, në mënyrë që të avullohet lagështira. Ndërkohë, me anë të pirunit,.ndrydhet djathi, ngrohet bashkë me ajkë të ëmbël, përzihet mirë, që të shkrihet plotësisht. Kur të ftohet pak, shtohen vezët e rrahura.
Kripet dhe piperoset, kësaj mase i shtohet spinaqi. Provohet shija dhe sipas nevojës i shtohet kripë e piper. Kjo masë qitet mbi brumin e patateve. Rrafshohet mirë sipërfaqja, sipër u qiten farat e qëruara të lulediellit, shtypen nga pak sipër.
Kallëpi futet në furrë të nxehur në 200 gradë C, piqet për 20 minuta.
Pastaj ‘ëmbëlsira’ mbulohet me letër të yndyrshme, në mënyrë që sipërfaqja të mos errësohet tepër dhe pjekja vazhdon edhe për 25 minuta.
Pritet dhe shërbehet menjëherë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJa cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i shëndetshëm plot vitamina dhe minerale
Krahë pule me patate: Me salcën e përgatitur në këtë mënyrë nuk do t'i rezistoni dot
Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!
Omëletë italiane: Zgjedhje ideale për darkë!
Pite me patate nga tigani! Shikoni edhe ju përse kjo pite është aq e popullarizuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime