LAJMI I FUNDIT:

Supë krem-karota

Supë krem-karota

Për 4-5 persona duhen:
• lëng mishi ose ujë 1,5 litra
• karota 500 gr
• qepë 1 kokërr
• selino
• gjalpë 50 gr
• qumësht l filxhan çaji
• vezë l kokërr
• fetë buke l copë
• kripë, piper i zi
• miell 1 lugë gjelle.

Në tenxhere me yndyrë kaurdisen qepët, selinoja, hidhet lëng mishi ose ujë i vluar dhe lihen derisa të marrin valë. Shtohen karotat e pastruara e të prera në copa të mëdha dhe lihen të ziejnë derisa të jenë gati.

Pastaj kullohet lëngu, ndërsa zarzavatet kalohen në kullesë të shpeshtë, shtypen me lugë dhe herë pas here u hidhet pak lëng nga ai ku janë zier. Në tenxhere me gjalpë kaurdiset mielli, por jo sa të marrë ngjyrë.


Ai përzihet shpejt me qumësht dhe vihet të ziejë që të krijohet një masë e trashë pa kokrra (salca e bardhë). Në këtë salcë hidhet pak e ngapak supë, përzihet mirë, vihet në zjarr dhe, pasi të marrë një valë, rregullohet me të verdhat e vezëve.

Gjatë vendosjes në pjata hidhet pak gjalpë si dhe piper i zi.