LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha me maska në fytyrë

Të gjitha me maska në fytyrë

Se bukuria shoqërohet edhe me pak 'vuajtje', për këtë yjet janë të vetëdijshme. E këtu nuk përjashtohen maskat e çuditshme fytyrës, që ndihmojnë ato të jenë perfekte në çdo situatë.

Sa herë që të famshmet pyeten për sekretet e tyre të bukurisë, përgjigjet janë gjithmonë të paqarta dhe ose i adresohen ‘nënës natyrë’.

Megjithatë nuk është gjithmonë kështu sepse falë dëshirës për të ndarë me fansat çdo moment nga jeta e tyre me 5 yje, ato zbulojnë edhe trajtimet e tyre më të preferuara të bukurisë.


Falë rrjeteve sociale dimë gjithçka për jetën e Kim Kardashian, duke përfshirë edhe rutinën e saj të bukurisë, si kjo maskë bukurie pak e veçantë.

Një dush i ngrohtë, një peshqir i lidhur në kokë dhe një maskë për fytyrën, mjaftojnë këto për t’u zgjuar me një fytyrë të bukur si Miranda Kerr.

Bar Rafaeli e di mirë se të jesh një engjëll i Victoria Secret duhet të jesh gjithmonë perfekte, shkruan Anabel. Edhe pse maskat e saj nuk janë aq të këndshme për t’u parë!

Maska e Jessica Simpson është shumë në modë: e shpejtë, e lehtë për t’u aplikuar dhe argëtuese për foto.

Kjo maskë për sytë është e preferuara e aktores për të mundur rrathjet e zinj dhe Hilary Duff duket se i kushton shumë rëndësia tyre.

Ashley Benson, e njohur për publikun si Hanna Marin, një ndër 4 protagonistet e Pretty Little Liars”, nuk heq dorë nga kjo maskë e saj, për disa momente relaksi.

Lena Durham, me këtë maskë në fytyrë dhe sfungjerin rreth kokës, duket gati për festën e Hallowen. /Telegrafi/