LAJMI I FUNDIT:

Arti i thonjve për Ditën e të Dashuruarve

Arti i thonjve për Ditën e të Dashuruarve

Ngjyra e kuqe, kjo ngjyrë e pasionit, në të gjitha nuancat e saj mund të jetë përzgjedhja e duhur. Është shumë e bukur edhe ngjyra rozë me tonalitetet saj, ose e kombinuar me të bardhën. Por kini kujdes të mos bëheni shumë agresive dhe sensuale. Kjo është festa e të dashuruarve, jo e joshjes.

Erza Goga, estetiste
“My Beauty Clinic”
tel. 044950629

Kur mendojmë për ditën e të dashuruarve, menjëherë na shkon mendja te ngjyra e kuqe. Në raftet e dyqaneve në qytet mbizotëron kjo ngjyrë; femrat veshin rroba me ngjyrë të kuqe atë ditë më shumë se asnjë ditë tjetër të vitit.

Një detaj tjetër shumë i rëndësishëm për femrat gjatë festës së Shën Valentinit, janë edhe thonjtë me ngjyrën e dashurisë. Zakonisht, ato zbukurohen me ndonjë detaj me forma karakteristike për këtë festë, si zemra, lule ose mbishkrime domethënëse dhe me shumë vezullime.


Përveç ngjyrës së kuqe, ngjyra tjetër që preferohet gjatë kësaj feste është edhe ngjyra rozë, e cila simbolizon romancën. Si ngjyra e kuqe, poashtu edhe ajo rozë, për dizajn mund të kombinohen me ngjyrën e bardhë.Femrat, të cilat kanë stil me klasik, zakonisht preferojnë ngjyrat natyrale që bien më pak në sy, si ngjyrat krem, rozë e lehtë e të ngjashme.
Por pavarësisht a jeni të dashuruara apo jo, imagjinata është për të gjitha. Gjithmonë tregohuni kreative dhe mos ngurroni që thonjtë tuaj të reflektojnë botën tuaj shpirtërore. /Telegrafi/