LAJMI I FUNDIT:

Inspirimi për grimin më seksi për Vitin e Ri

Inspirimi për grimin më seksi për Vitin e Ri

Nata më e hareshme e vitit është ideale për eksperimentime dhe përdorim të atij grimi, i cili gjatë ditëve të tjera të vitit mbase ju ka dukur tepër solemn apo tepër i theksuar.

Shkëlqimi, vezullimi, perishanet dhe sedefi për atë të vetmen mbrëmje janë elemente kryesore të kozmetikës femërore, transmeton Telegrafi.

MINIMALIZIM NGJYRASH
Mjafton që ngjyra e karminit të jetë vetëm një nuancë ndryshe nga ngjyra e hijesimit të qerpikëve. Madje edhe nëse nuk keni hijesim të tillë, si zëvendësim mund të shërbejë karmini me nuancë tjetër, të cilin thjesht dhe me kujdes e qitni vetëm nëpër gjatësinë e brendshme të kapakëve në mënyrë që t’i shmangni efektet e grimit të tepërt.


Tërë pamjen rrumbullakojeni me një linjë të hollë të tushit të zi për sy, mbështillni qerpikët dhe një shtresë maskare do të jetë më shumë se e nevojshme që të rrumbullakoni këtë pamje të pazakonshme, por të sofistikuar dhe të jeni e gatshme për të kremtuar.

SEDEFI KOMPLEMENTAR
Me kombinim të ngjyrës së kuqe dhe të gjelbër krijoni raport të përsosur komplementar dhe njëkohësisht shkriheni me ngjyrat të cilat lidhen tradicionalisht me festat, transmeton Telegrafi.

E gjelbra në këtë rast është theksim diskret dhe i qëlluar nuancës së pasur të artë, madje edhe në skajin e jashtëm të kapakut, ndërkaq pamja depërtuese e përfituar me lyerjen me laps të zi nën sy. Në buzë qitni karmin ngjyrë të kuqe i cili është i theksuar me shkëlqimin dhe perishanet e arta.

SHKËLQIMI I SUPTIL
Propozimi i fundit është kombinimi i verifikuar i karminit të errët dhe eylinerit të zi.

Klasika e cila kurrë nuk ka dështuar në këtë rast vetëm është plotësuar me nuancën e shndritshme të hijesimit që i përshtatet karminit të shndritshëm, por edhe i thekson në mënyrë diskrete sytë. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori