LAJMI I FUNDIT:

Tretmani ideal për lëkurën tuaj të fytyrës në vjeshtë

Tretmani ideal për lëkurën tuaj të fytyrës në vjeshtë

Fillimi i vjeshtës kërkon kujdes më intensiv për lëkurën tuaj që t’i përshtateni ditëve të ftohta, lagështisë dhe mungesës së rrezeve të diellit.

Agime (Gjikolli) Haxhijakupi
Specialiste e Kozmetikës
Beauty Center “Agime”
044/049 413 226

Kujdesi dhe përgjegjësia për lëkurën tuaj është i domosdoshëm, sepse trajtimi dhe përkujdesja sipas këshillave do të reflektoj në pamjen dhe shëndetin tuaj.

Në mënyrë që lëkurës t’ia ktheni shkëlqimin dhe pamjen natyrale, rekomandohen tretmane të ndryshme që përmbajnë preparate natyrale të cilat garantojnë rezultate të mira, qoftë në kurimin e rregullt apo në një sërë tretmanesh serike. E gjitha kjo nënkupton mirëmbajtje të bukurisë së lëkurës, revitalizim dhe regjenerim me metoda speciale liftingu.


Lëkura me akne
Nëse keni problem me akne, ndihma profesionale në vjeshtë vërtetë është e domosdoshme. Aknet vështirë shërohen, dhe sa më shumë që neglizhohen, dhimbjet do të shtohen, lëkura juaj do të dëmtohet edhe më tej, dhe kurimi do të zgjasë më shumë. Lëkurës me akne patjetër duhet t’i bëhet tretman serik, shërbim i rregullt – jo më pak se dy herë në javë – ku mund ta gjeni në sallonet kozmetike. Vetëm në këtë mënyrë specialisti i kozmetikës do ta ketë më të lehtë procesin e shërimit të lëkurës duke ju liruar nga një proces potencialisht më i dhimbshëm, e që me këtë do t’i shmangeni krijimit të vragave (shenjave apo njollave) në fytyrën tuaj. Në rast se vragat në lëkurën tuaj vetëm janë të formuara, atëherë me intervenim ato mund të zbuten në mënyrë që të zvogëlohet maksimalisht dallueshmëria e tyre nga jashtë. Nëse keni akne në lëkurë, këtë duhet ta kuptoni si një problem serioz që kërkon trajtim të veçantë nga specialisti, dhe nuk duhet assesi ta trajtoni vetë sepse konsekuencat mund të jenë edhe më të rënda për lëkurën tuaj të ndjeshme.

Lëkura e skuqur
Kjo lloj lëkure është shumë e ndjeshme dhe kurimi profesional është i pashmangshëm. Programi “Derma Rouz” ka rezultuar si programi më i suksesshëm për trajtim të këtij problemi për lëkurën e skuqur. Programi përfshin tretmanin që bëhet në një temperaturë normale të lëkurës, pa ngrohje apo ftohje të preparateve. Masazhi është i ndaluar, posaçërisht në pjesët ku është më i theksuar zgjerimi i kapilarëve. Nëse keni problem me skuqjen, është me rëndësi që të mbroheni dhe keni kujdes nga ndryshimi i temperaturave të jashtme. Me fillimin e kohës së ftohtë, rekomandohet që lëkura të mbrohet me përdorim të pudrës. Pudra, përveç shërbimit për zbukurimin estetik, njëkohësisht shërben edhe si mbrojtëse adekuate nga moti i ftohtë, rrezet e diellit apo era që mund të fryej në një ditë të zakonshme vjeshte. Me këtë, është shumë e rëndësishme që të përdoren preparate ekskluzive që janë të dedikuara për lëkurën e ndjeshme dhe atë të skuqur.

Detoksifikimi
Lëkura që nuk ka shkëlqim, apo që mbanë ngjyrë të verdhë/zbehtë, është plotë toksine, e posaçërisht nëse konsumoni duhan. Tretmanet profesionale për detoksifikim bëhen me ndihmën e oksigjenit. Është me rëndësi që një lëkurë të tillë duhet të ushqehet me vitamina përmes tretmaneve, posaçërisht me vitaminën C e cila është antitoksinë më e suksesshme në këtë rast. Me ndihmën e këtyre tretmaneve, lkura juaj do ta kthejë përsëri shkëlqimin dhe ngjyrën e dikurshme normale. Se sa do të jetë numri i tretmaneve që do aplikohen, gjithsesi varet nga gjendja e lëkurës tuaj. Zakonisht tretmanet e tilla bëhen në dymbëdhjetë seri, sepse njëkohësisht veprojnë edhe si lifting për fytyrë.

Kurimi i lëkurës së thatë
Për këtë lloj të lëkurës rekomandohen tretmane të ndryshme të cilat mund të eliminojnë problemin pothuajse në tërësi. Njëra ndër tretmanet më të rëndësishme për këtë lloj problemi është tretmani për fytyrë dhe trup, eliksir me thartira dhe aromaterapi, që lëkurën e bën jashtëzakonisht më të njomë, e ushqen dhe e freskon lëkurën e thatë. Hidrolifti është gjithashtu tretman që rekomandohet për njomje (pigmentim i lëkurës) të thellë të lëkurës. Në tretmanet për hidratim përdoren kolagjenet, aloe, alga, maska të bimëve apo të luleve, e gjithashtu në tretmanet tjera që kanë treguar sukses të dallueshëm përdoret havjari dhe ikra e disa llojeve të peshqve specifik. Ndërsa për lëkurë të lodhur dhe të mplakur, rekomandohet mezoterapia joagresive. Që lëkura të plaket më ngadalë
Krahas kurës së rregullt, vjeshta është koha më e mirë për seri programesh liftingu të cilat nxisin detoksifikimin e qelizave me anë të drenimit limfatik, si dhe rigjenerimin e lëkurës nga indet nënlëkurore. Ekzistojnë shumë lloje liftingesh ku specialisti juaj i kozmetikës duhet të vendosë se cili lifting është më i përshtatshmi për lëkurën tuaj. Ndonjëherë kërkohet të ketë disa seri tretmanesh, mirëpo kjo varet nga një sërë faktorësh të ndryshëm, e posaqërisht mosha që keni.

Këshilla jonë është të shtoni kujdesin për lëkurën tuaj në rast të mungesës së saj, sepse trajtimi dhe përkujdesi ndaj kësaj pjese të ndjeshme të trupit reflekton patjetër në pamjen dhe shëndetin tuaj. Ju ftojmë për përgjegjësi më të lartë në këtë aspekt të rëndësishëm personal, sepse neglizhenca mund të ketë konsekuenca më të rënda për ju në periudhën afat-mesme dhe afatgjate. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Kalo në kategori