Çdo kalim nga një stinë në tjetrën, ndjehet tërësisht sidomos nga lëkura jonë; përveç stresit emotiv që lidhet me perceptimet tona, lëkura pëson edhe ndikime të jashtme.
Pranvera sjell nevojën për trajtim të veçantë
Ndryshimet e temperaturës dhe lagështirës, agjentët e ndryshëm atmosferikë si shiu, era, pa dyshim që nuk janë ndihmesë për ekuilibrin shumë të hollë të lëkurës sonë. Kësaj i shtohet pastaj edhe një masë lënieje pas dore ose një mendjelehtësi në zgjedhjen e produkteve e trajtimeve dhe, dëmi është bërë tashmë. A doni ta shmangni këtë gjë të pakëndshme? Ndiqni programin tonë të rinovimit…
Pastrimi i lëkurës
Shpesh lëkura duket e mbuluar nga një shtresë opaciteti, e cila pakëson shkëlqimin dhe nxjerr më në dukje të meta të vogla të saj. Për të hequr dhe fshirë stresin nga fytyra, para së gjithash duhet një pastërti e mirë. Të paktën për një jave, do të jetë e nevojshme një sapun i mirë detergjent, një fshirës ose një heqës papastërtish delikat, i cili duhet kaluar në fytyrën e lagur me ujë të vakët; ky veprim duhet të përsëritet çdo mëngjes dhe mbrëmje për shtatë ditët e para, pastaj përgjatë gjithë muajit vetëm në mbrëmje.
Pastrimi peeling i bërë vetë mund të përgatitet duke përzier disa lugë kos të hollë lope me një lugë të majme sheqeri të imët; alternativa për lëkurat më të yndyrshme përfaqësohet nga përzierja sheqer-limon…për lëkurat e thata mund t’i shtohet përzierjes kos-sheqer edhe një sasi qumështi pastrues për fytyrën. Pasi të keni pastruar fytyrën, përdorni pastaj mbi të një shuk pambuku të lagur me tonik; lëreni të thahet produkti vetë dhe pastaj kaloni te një krem i veçantë, hidratues për ditën dhe ushqyes për natën. Mbi lëkurat e përziera ose të yndyrshme, kremi ushqyes zëvendësohet me një ekuilibrues yndyre ose thjesht me një pastrues.
Për të marrë rezultate të kënaqshme, këshillohet përdorimi i një maske kozmetike, e cila duhet përdorur në mbrëmje një ditë po një ditë jo për javën e parë, pastaj dy herë në javë për dy javët e tjera dhe në fund, një herë në javë me regjim të rregullt. Për të favorizuar veprimin e maskës, para aplikimit të produktit, duhet larë fytyra me ujë të ngrohtë dhe qumësht pastrues dhe, me fytyrën e lagësht ende, duhen bërë masazhe me lëvizje rrethore; shpëlani sërish fytyrën me ujë të ngrohtë, fshini me një pecetë teprinë e ujit dhe vini një shtresë të bollshme maske, duke e lënë të veprojë sa ka kohën e vet. Pasi të keni respektuar kohën e veprimit të saj, mund ta lani fytyrën me kujdes dhe mirë, duke hequr tepricat e saj me një pastrues të mirë fytyre.
Trajtimet e veçanta
Lëkura e pastruar dhe pa asnjë papastërti, mund të japë rezultate të shkëlqyera me çdo trajtim estetik dhe kozmetik. Përbërësit themelorë janë qumështi dhe toniku, që të dy të pazëvendësueshëm për pastrimin e fytyrës; këtyre u shtohen edhe një heqës makijazhi për sytë dhe buzët, i dobishëm për të hequr buzëkuqin që mban për një kohë të gjatë dhe rimelin rezistent ndaj ujit dhe, nëse nuk duam që të na mungojë asgjë fare, repartin e “pastrimit thelbësor” duhet ta plotësojmë me ujë termal që hidhet në fytyrë, gushë dhe dekolte për një ndjesi të menjëhershme mirëqenieje.
Për pastrimin me themel nuk duhet të mungojnë scrub-et dhe fërkimi me kokrriza, maska, baltë jeshile dhe disa vajra esencialë që duhen përzier me baltën, këshillon Telegrafi. Nuk duhen nënvlerësuar as barërat që pastrojnë dhe hapin poret, duke ndihmuar lëkurën të nxjerrë jashtë papastërtitë dhe pjesëzat ndotëse; në të njëjtën kohë, barërat që përdoren nga ata që i njohin mirë ndihmojnë në zbutjen e irritimeve.
Për të marrë të mirat maksimale nga avulli, duhet zierë uji dhe hedhur në një enë ku të keni hedhur barërat tuaja të bukurisë që mund t’i keni blerë në barnatore. Pastaj duhet të mbuloni kokën me një peshqir dhe të mbani fytyrën mbi enë për rreth dhjetë minuta, duke bërë të mundur që ajri të shkojë mbi fytyrë pa shkuar dëm.
Mes barërave pastrues janë hithra dhe kamomili, mes tkurrësve limoni, menta dhe portokallia e egër. Pasi të keni pastruar me themel lëkurën, kushtojini disa minuta qetësi të plotë vetes me një masazh delikat me majë të gishtave, pastaj vendosni krem hidratues në fytyrë dhe gushë, derisa të jetë përthithur tërësisht. /Telegrafi/Profil: Nora Fejza
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti
Brooke Shields rrëfen se seksi është 'i dhimbshëm' dhe vetëm një mënyrë mund ta 'kënaqë plotësisht'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime